LAJMI I FUNDIT:

Tanturovski nuk ndjen përgjegjësi për korrupsionin në komisionin që ai e drejton

Tanturovski nuk ndjen përgjegjësi për korrupsionin në komisionin që ai e drejton

Kryetari i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK), Igor Tanturovski nuk ndjen përgjegjësi në lidhje me çështjen e korrupsionit brenda këtij komisioni që duhet ta luftojë korrupsionin.

Ai thotë se nuk ndjen përgjegjësi pasi që nuk është përmendur emri i tij si përgjegjës, në raportin e revizorit të Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, raporti është përgatitur për përdorim të brendshëm, por qëllimi i publikimit ka qenë diskreditimi i KSHPK-së dhe anëtarëve të saj. Madje, Tanturovski shprehet se raporti është parafrazuar dhe se është larg atij të vërtetit.


Kryetari i KSHPK-së konsideron se bëhet trysni politike ndaj tij dhe punës së komisionit, duke u shprehur se nuk ka korrupsion në Komisionin për antikorrupsion./Telegrafi/