LAJMI I FUNDIT:

Prishtina mposht Kalajën, arrin në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Prishtina mposht Kalajën, arrin në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Sigal Prishtina është gjysmëfinalisti i tretë i Kupës së Kosovës në basketboll.

Prishtinasit kanë triumfuar në palestrën e Suharekës kundër skuadrës prizrenase Kalaja me rezultat 102-67.

Ylli është gjysmëfinalisti i dytë i Kupës së Kosovës në basketboll
Lexo po ashtu Ylli është gjysmëfinalisti i dytë i Kupës së Kosovës në basketboll

Në pjesën e parë, ekipi që bën pjesë gara në ligën e dytë kosovare, i bëri ballë mjaft mirë kampionit aktual dhe fituesit të Kupës.


Çereku i parë i takoi bardhekaltërve me 13 pikë epërsi, 27:14, e cila gjë i vetëkënaqi “Plisat”.

Në periudhën e dytë Kalaja arriti të shkrinte rezultatin dhe të ngushtonte avantazhin në tre pikë, 44:41.

Por, pjesa e dytë ishte më e suksesshme për të besuarit e trajnerit Andin Rashicës, pasi që arritën të triumfonin me kosh dallim të madh.

Në periudhën e tretë erdhi në shprehje përvoja dhe kualiteti i prishtinasve, të cilët e thelluan avantazhin në 22 pikë, 69:47.

Dhjetë minutshi i fundit duket se ishte sa për statistika pasi që Sigali kontrolli lojën dhe në fund triumfoi me rezultat 102-67.

Rahoveci në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll
Lexo po ashtu Rahoveci në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll

Ndryshe, tashmë dy gjysmëfinalistët e parë dihen dhe ata janë Rahoveci që mposhti Kerasan Prishtinën si dhe Golden Eagle Ylli që ishte më e mirë se Borea.

Theksojmë se në takimin e fundit çerekfinal, i cili fillon në ora 19:45 do të ballafaqohen Bashkimi dhe Trepça. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Liga e Kampionëve
“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori