LAJMI I FUNDIT:

Nënë e bir në Vlorë u masakruan nga i dashuri i nuses

Nënë e bir në Vlorë u masakruan nga i dashuri i nuses

Olsin dhe nëna Salkie Hoxhallarin i vranë për xhelozi, sepse dy të dashuruar që të dy të martuar nuk takoheshin.

Më shumë se një muaj nga masakrimi, nënë e bir në shtëpinë e tyre, krim që u maskua si zjarr rënie, policia dhe prokuroria e zbardhen ngjarjen duke zbuluar autorët dhe motivin.


Vrasësi i Olsit dhe i të ëmës Salkies, është Kasëm Pirjasi. Ai është një 26-vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve i cili kishte një lidhje jashtë martesore me gruan e të ndjerit , Hysnie Hoxhallarin.

Por që kur Olsi ishte kthyer nga Greqia për shkak të festave të fundvitit , ai nuk kishte me mundësi ta takonte 38-vjeçaren e cila është nga fshati Stungë i Fierit, andej nga është edhe vrasësi e po ashtu mblesi për martesën.

Bashkëpuntorë në këtë masakër është edhe bashkëshortja e Olsit, Hysnie Hoxhallari e cila dyshohet se ka fshehur armën e krimit dhe pasi banesa është djegur plotësisht ka njoftuar policinë se në shtëpinë e saj kishte rënë zjarr. Por pak ditë pas krimit, Top Channel e intervistoi 38-vjeçaren e cila ishte nën survejimin e hetuesve. Ajo i bëri apel shtetit të zbardhte ngjarjen ndonëse e dinte fare mire se çfarë kishte ndodhur

Pas një hetimi intesiv policia e Vlorës vërtetoi se dy të arrestuarit kishin pasur një histori që në fshatin Stungë dhe përpara se Hysnia të martohej me të ndjerin. Për këtë martesë kishte ndërhyrë Kasëm Pirjasi, i cili është baxhanak me një nga kushërinjtë e viktimave.

I pyetur nga policia Kasëm Pirjasi ka rrëfyer se pasi Olsi ishte kthyer nga Greqia ai nuk po e takonte më dot të dashurën.

Në këto kushte ka bërë edhe planin , ndërkohë që Hysnia këmbëngul se nuk dinte asgjë për vrasjen. Gruaja ka shtuar se pasi Kasëmi i kishte vrarë të dy, edhe bashkëshortin dhe vjehrrën ,ai e kishte njoftuar për masakrën . E lava hanxharin ka rrëfyer gruaja e cila ka treguar edhe vendin ku ishte fshehur, ai i vendosi zjarrin banesës së vogël dhe kur ai iku, unë prita deri në orën katër të mëngjesit dhe pastaj njoftova policinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori