LAJMI I FUNDIT:

Osmani: AAK të sqaroj problemet brenda koalicionit, Komisioni në Marrëveshje nuk ka ndryshuar asgjë

Osmani: AAK të sqaroj problemet brenda koalicionit, Komisioni në Marrëveshje nuk ka ndryshuar asgjë

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, tha të enjten para fillimit të seancës se në Komision nuk është ndryshuar asgjë nga marrëveshja e arritur për demarkacionin ditë më parë, ndërmjet partive në pushtet dhe LDK-së.

Osmani tha se tash si duket AAK është në stresin e mosarritjes së votave për demarkacionin dhe gjuha ndaj LDK-së që po e ndihmon këtë proces është e turpshme.

“Tash si duket AAK është nën stresin dhe frustrimin e mos arritjes se votave të mjaftueshme brenda koalicionit. Gjuha dhe qasja që e kanë ndaj LDK-së si parti opozitare që po e ndihmon këtë proces është qasje e turpshme, e dëmshme…”, tha ajo.


Osmani tha se meqenëse nuk po arrijnë vet t’i kryejnë detyrat e tyre po gjejnë gënjeshtra të ndryshme në mënyrë që ta atakojnë LDK-në.

Ajo tha se funksionojnë me dokumente, që dëshmojnë atë që thotë ajo.

Osmani tha se në Komision ka sqaruar të gjitha dhe aty kanë qenë përfaqësuesit e AAK-së dhe të tjerëve në pushtet.

“…AAK-ja bën mirë t’i sqarojë problemet brenda koalicionit qeverisës dhe mos të hedh akuza të pabaza dhe me gjuhë të turpshme në raport me LDK-në…. Asnjë pikë, asnjë presje nuk është ndryshuar në Komision. Nëse anëtarët e partive tjera kanë pasur dyshime se diçka është ndryshuar është dashur ose të votojnë kundër, ose të kërkojnë sqarime shtesë ose kohë shtesë. Mirëpo nëse ata tani e kanë ndryshuar qëndrimin rreth një marrëveshje të arritur të enjten duhet të  tregojnë drejtë e jo të manipulojnë me opinionin se kinse është bërë ndonjë ndryshim në Komision”, tha Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Kalo në kategori