LAJMI I FUNDIT:

QKUK: Kursehen 740 mijë euro nga funksionalizimi 24 orësh i kardiologjisë invazive

QKUK: Kursehen 740 mijë euro nga funksionalizimi 24 orësh i kardiologjisë invazive

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se funksionalizimi i Shërbimit të Kardiologjisë invasive 24-orësh, shtatë ditë të javës në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka bërë që vëllimi i punës të shtohet dukshëm dhe më këtë të mos referohen pacientët për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Në raportin e fundit të Kardiologjisë Invazive,  mes tjerash theksohet se  gjatë muajit shkurt janë kryer 192 koronarografi, 110 stentime dhe 57 raste të infarktit akut të miokardit.


“Nga parallogaritja e shërbimeve të kryera gjatë kësaj periudhe, rezulton se buxhetit të shteti i janë kursyer 740.000 euro”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/