LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Sllovenia do të mbajnë forum të përbashkët ekonomik

Kosova dhe Sllovenia do të mbajnë forum të përbashkët ekonomik

Ambasadori i Sllovenisë në Kosovës, Bojan Bertoncelj, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, është takuar me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gerxhaliu.

Në këtë takim u diskutua për forumin ekonomik në mes të komunitetit të biznesit slloven dhe atij të Kosovës.

“Takimi në fjalë do të organizohet më 13 mars të këtij viti dhe pritet që në delegacionin e Sllovenisë të jenë afër 40 ndërmarrje të sektorëve të ndryshme, duke filluar nga ndërtimtaria, prodhimtaria, infrastruktura, edukimi, IT dhe telekomunikimi, si dhe fusha të tjera të cilat do të jenë interesante për zgjerim të bashkëpunimit”, është thënë në njoftimin e OEK-ut, përcjell Telegrafi.

Sipas kësaj komunikate, takime të tilla janë një mundësi e mirë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik i cili bazohet edhe në raporte shumë të mira politike në mes të dy shteteve mike.

“Sllovenia ka kaluar me sukses procesin e tranzicionit dhe sot është anëtare e barabartë në familjen evropiane prandaj ky forum ekonomik do të jetë një mundësi e mirë që nga format klasike të bashkëpunimit ekonomik të kalohet në forma të avancuara e në veçanti në hulumtimin e mundësive për realizimin e projekteve të përbashkëta të financuara nga fonde të ndryshme ndërkombëtare e në veçanti nga Fondet IPA”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Prishtina Ticket
Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve

Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori