LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, miratohen ndryshimet në Ligjin për punëtorët e falimentuar

Maqedoni, miratohen ndryshimet në Ligjin për punëtorët e falimentuar

Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të ri për punëtorët e falimentuar do të përfshihen edhe 1.900 persona të rinj që në seancën e sotme i miratoi Qeveria, gjegjësisht ata do të kenë mundësi të fitojnë kompensim në para nga shteti deri në pensionimin e tyre.

“Me ndryshimet e miratuara lehtësohen kushtet e nevojshme të konfirmuara me ligjin aktual, të cilat kanë të bëjnë me fitimin e të drejtës së sigurimit material nëse ndërprerja e marrëdhënies së punës së punës është krijuar në momentin kur ndërmarrja me pronë dominuese e shtetit është privatizuar, me kusht që numri i vetëm amë i subjektit të mos ndryshohet nga momenti i krijimit të marrëdhënies së punës në atë ndërmarrje, deri në ndërprerjen e tij”, sqaroi në konferencën e sotme për media në Qeveri ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

Ajo informoi se për shkak të fleksibilitetit më të madh dhe mundësisë që pjesa më e madhe e punëtorëve të falimentuar t’i përmbushin kushtet, ndryshohet edhe pjesa për moshën e nevojshme që duhet ta ketë personi i papunë (të paktën 52 vjet për gratë dhe 55 vjet për meshkujt).


“Tani ajo përmbushet jo nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit aktual, por në momentin e parashtrimit të kërkesës për realizmin e të drejtës për sigurim material”, tha Carovska.

Ligjin e ashtuquajtur për punëtorët e falimentuar, Qeveria e miratoi në shtator të vitit 2017. Në pajtim me ligjin, deri tani u janë dhënë vendime 2.732 punonjësve të falimentuar, ndërsa në pajtim me ndryshimet e miratuara sot siç informon ministrja 1.900 personave të tjerë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori