Gjashtë këshilla për të lehtësuar ndarjen
Ndarjet në përgjithësi janë të hidhura. Nëse ndahesh nga i dashuri, e dimë që zemrën do ta kesh të thyer për pak kohë, por ajo që të shpëton është një bisedë e gjatë me shoqen e ngushtë.
Tani, problemi qëndron nëse zihesh keq me këtë të fundit dhe të dyja e dini që nuk ka më kthim. Ndarja nga shoqja e ngushtë është gjithashtu e dhimbshme, por si çdo gjë tjetër, kalohet.
Këshillat për ta bërë këtë fazë sa më të lehtë dhe me pak vuajtje janë të listuara më poshtë.
1. Mos u përpiqni t’i mbyllni ju gjërat!
Të mbyllësh një histori është emocionalisht e rëndë. Diçka e tillë duhet të vijë në mënyrë natyrale. Të dyja duhet të jeni të qeta që të mos arrini në përfundime dramatike. Kështu do të mësoni ç’ndjeni realisht.
2. Merruni me gjëra të ndryshme gjatë ditës
Ndarjet, qofshin këto me shoqen e ngushtë apo të dashurin, duan kohë të kalojnë, por gjithçka duhet të bëni është ta mbani veten të zënë. Nuk ka asgjë që nuk kalohet nëse merresh me punë apo aktivitet fizik. Futu në palestër, dil me pjesën tjetër të shoqërisë, lexo një libër dhe kërko të mësosh gjëra të reja.
3. Tako njerëz të rinj, por mos nxito të kërkosh për një tjetër shoqe të ngushtë
Nëse mikesha që ke humbur ishte pikërisht ajo me të cilën dilje më së shumti, e kuptojmë nevojën për ta mbushur atë zbrazëti menjëherë. Por mos harroni që shoqëritë e mëdha lindin spontanisht dhe në mënyrë organike. Nuk duhet të forcohesh dhe ta kërkosh me ngulm këtë. Ndërkohë, krijoji vetes hapësira për të dalë me njerëz të rinj.
4. Nëse është nevoja, hiqeni nga rrjetet sociale
E kuptojmë që nuk ka asgjë më acaruese sesa të shohësh atë që dikur bënte gjithçka me ty, t’i bëjë me dikë tjetër dhe për më tepër t’i postojë në Instagram. Të mendosh se ajo nuk do t’ia dijë për këtë humbje, vret, por mund ta shmangni këtë duke e fshirë nga rrjetet sociale.
5. Përpiqu të mësosh diçka nga e gjithë kjo
Nga ndarjet sigurisht që mund të nxjerrësh shumë përfundime. Nuk do të bësh sërish të njëjtat gabime, apo sjellje dhe mbi të gjitha do të jesh më e kujdesshme në zgjedhjen e radhës. Ose, nëse je ti problemi, do të merresh më shumë me veten për ta ndrequr këtë.
6. Prano që ju mund të mos pajtoheni kurrë!
Ka gjasa që jeta të mos ju përballë më kurrë me këtë njeri. Thuajani vetes këtë nëse po mendoni çdo ditë për një takim të rastësishëm. Ndonëse ideja e faljes dhe e përqafimit është shumë e bukur, asnjëherë nuk i dihet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJulia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Cameron Diaz rikthen trendin klasik të thonjve: Disa ide për t'i çuar në një tjetër nivel
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner
Nicole Kidman përqeshet për ecjen 'e çuditshme' në pistën e Balenciagas: Ajo lëviz si një statujë që sapo erdhi në jetë
Kostumi për punë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale