LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj e Ahmeti “kokë më kokë” në Londër (Foto)

Haradinaj e Ahmeti “kokë më kokë” në Londër (Foto)

Kryeministri i vendit,  Ramush Haradinaj, i cili po merr në Samitin e Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) në Londër, përveç nga anëtarët e kabinetit qeveritar, atje po shoqërohet dhe nga kryetari  i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i VV-së.

Pas takimeve të sotme në kuadër të Samitit të Londrës të delegacionit kosovar, ku kryeministri Haradinaj me bashkëpunëtorë dhe kreun e Prishtinës takuan presidentin e BERZH-it, me të cilin bisedua për bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it dhe projektet të tjera konkrete, në mbrëmje ata patën një takim të veçantë, shkruan Telegrafi.

Delegacioni nga Kosova, i prirë nga kryeministri Haradinaj është pritur nga Besnik Sahatçiu – babai i Rita Orës, përfaqësues të Shoqatës ‘Peja’ në Londër, ku ka marrë pjesë komuniteti shqiptar që jeton në Angli.


Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi, ajo që bie në sy në këtë takim, është afërsia që treguan kryeministri Haradinaj dhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Haradinaj dhe Ahmeti duket se e kanë shfrytëzuar këtë ndejë për të biseduar për tema, të cilat mbase nuk kanë të bëjnë vetëm me financimin e unazës së jashtme të Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Kalo në kategori