LAJMI I FUNDIT:

Degradimi i objektit të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë: Dyshimet për azbest dhe raporti alarmant i zjarrfikësve (Video)

Degradimi i objektit të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë: Dyshimet për azbest dhe raporti alarmant i zjarrfikësve (Video)

Dashuria e spektatorëve që mbushin plot sallën e teatrit kombëtar nuk mjafton për të mbajtur në këmbë godinën.

Prania e azbestit në godinën e Teatrit Kombëtar përpara se të përmendej nga kryebashkiaku Erion Veliaj, është ngritur si shqetësim nga drejtori i teatrit Hervin Çuli që në vitin 2014.


Përmes një shkrese zyrtare drejtuar Ministrive të Kulturës dhe të Mjedisit, Çuli përmend aktorët Roland Trebicka, Fatos Sela dhe Fadil Kujovska të ndarë nga jeta në harkun kohor 2013-2014 në moshën mes 63 dhe 65 vjeç si raste të dyshimta që kërkonin një hetim të thelluar për praninë e azbestit, një substancë kancoregjene, e ndaluar në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Azbesti nuk është e keqja e vetme e godinës. Po në vitin 2014, zjarrfikësit e Tiranës përpiluan një akt kontrolli, sipas të cilit tavanet e korridorit, të gardërobës dhe sallës së shfaqjes janë jashtë kushteve të sigurisë. /Top Channel/