LAJMI I FUNDIT:

Ministri Bytyqi kërkon mobilizim për arritjen e rezultateve sa më të mira në PISA 2018

Ministri Bytyqi kërkon mobilizim për arritjen e rezultateve sa më të mira në PISA 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në takimin e radhës për testin PISA 2018, i cili është mbajtur me koordinatorët e shkollave të rajonit të Prishtinës, të cilat janë përzgjedhur për të marrë pjesë në këtë test ndërkombëtar.

Me këtë rast, ministri Bytyqi kërkoi mobilizimin e të gjithëve, duke filluar nga Ministria e deri te prindërit dhe nxënësit, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të mira në testin PISA.


Ministri Bytyqi theksoi se është e ditur që për një periudhë kaq të shkurtër nuk mund të ngritët cilësia në arsim, por tha se duhet të rrisim vetëdijesimin për rëndësinë e testit.

“Edhe nxënësit duhet ta kuptojnë se në këtë test nuk e përfaqësojnë vetëm veten e tyre, por e përfaqësojnë vendin me rezultatet që arrijnë. Prandaj, kërkoj nga ju që në ditët që kanë mbetur, PISA të jetë temë e përditshme e diskutimit në shkollat tuaja”, tha ministri Bytyqi dhe ftoi të gjitha koordinatorët që të bashkëpunojnë ngushtë me Komisionin e MAShT të emëruar kohë më parë për organizimin e testit PISA.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe udhëheqësi i GIZ-it, Boris Scharllovski, organizatë kjo e cila po e mbështetë MAShT-in në realizimin e Testit, por edhe në procese të tjera që janë të lidhura me ngritjen e cilësisë në arsimin parauniversitar.

Paraprakisht, në shkollat pjesëmarrëse në PISA 2018 do të realizohet testi provues. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori