LAJMI I FUNDIT:

Largimi i njollave të zakonshme me produkte shtëpiake

Largimi i njollave të zakonshme me produkte shtëpiake

Është e vështirë të mirëmbahet bardhësia e rrobave, dhe ende më i vështirë është procesi i heqjes së njollave apo i zverdhjes së rrobave që shfaqet pas disa larjeve

Shumë gjëra mund t’jua prishin rrobat e preferuara dhe mund t’ju nxisin të shmangni blerjen e rrobave të bardha.

Por, fatmirësisht s’keni përse ta bëni këtë, pasi që me ndihmën e disa produkteve shtëpiake mund ta largoni çdo njollë nga rrobat tuaja, transmeton Telegrafi.


Largimi i njollave të gjakut me amoniak

Ekspertët tregojnë se amoniaku ndihmon në largimin e njollave të gjakut.

Paraprakisht mos harroni të vishni dorëza gome, dhe sigurohuni se dhoma është e ventiluar para se ta përdorni substancën.

Për ta zbardhur rrobën e caktuar, përzieni 4 pika amoniaku, një lugë gjelle peroksid hidrogjeni, 2 litra ujë.

Lini rrobat ose gjërat tuaja për disa orë në atë përzierje, ndërsa në fund pastroni me detergjent.

Largimi i njollave të buzëkuqit me tul të bukës

Për t’i larguar njollat e buzëkuqit, merrni tulin e bukës së bardhë dhe bëjeni në formë topi.

Me atë fërkojeni njollën dhe pastaj pastroni rrobat si zakonisht. Rekomandohet ta bëni këtë posa të shfaqet njolla.

Largimi i njollave të lapsit me pastrues xhami

Për t’i larguar njollat e lapsit kimik, përdorni pastrues xhami.

Vetëm spërkateni njollën me pastrues të xhamit dhe lëreni ashtu për 5 minuta.

Pastaj, pastroni rrobat si zakonisht.

/Telegrafi

Në trend Stil

Më shumë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

A e dini se...
Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Lifestyle
Dy ushtrime me ndihmën e të cilave këmbët tuaja do të bëhen më të holla dhe më të gjata (Video)

Dy ushtrime me ndihmën e të cilave këmbët tuaja do të bëhen më të holla dhe më të gjata (Video)

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori