Udhëtimi ju ndryshon. Disa njerëz bëhen më të hapur dhe më të angazhuar. Të tjerët bëhen valixhe. E gjitha ndodhi shkurtimisht, javën e kaluar, kur një grua kineze, që nuk dëshironte të jetë e ndarë nga prona e saj në një stacion treni të mbushur plot me njerëz, hipi në rripin lëvizës në një pikë kontrolli në Stacionin Hekurudhor Dongguan në Kinën jugore dhe iu bashkua valixhes në udhëtimin përmes skanerit të sigurisë.
Imazhet e frikshme të rrezeve X të kapura nga pajisja, që e transformuan udhëtaren nga mishi i trazuar në një fantazmë të frikshme, tashmë është përhapur në formë virale. E strukur me të katrat pranë shtrirjes spektrale të çantave, e ulur kaluç në mbledhje fetusi, figura hije trazohet nga përflakja e rrezatimit në siluetat gjysmë të tejdukshme të frikës së zhveshur.
Imazhet janë pjesë e trendit të rrjeteve sociale, ndoshta pse arrijnë të kapin diçka thelbësore rreth asaj se çfarë do të thotë të jesh udhëtar i prekshëm që lëviz me frikë nëpër botën e rrezikshme. Poza e paqëllimtë e udhëtares shërben si dokument prekës social, si vizatimet e lëna nga paraardhësit parahistorikë, të regjistruara në muret e shpellave: të dyja dëshmojnë lëvizjen e mendjes përmes sferave të kërcënimit.
Që nga fillimi i kulturës njerëzore, nevoja për të vizatuar ka kaluar dorë pas dore. Artistët kurrë nuk kanë qenë të kënaqur të transkriptojnë paraqitjet e jashtme. Të shtyrë nga frika e kafshëve që kapnin apo që kapte ata, krijuesit e imazhit mesolitik nga Siberia deri në Indi, Amerika e Veriut e deri Malajzi, çuditërisht kanë parashikuar projeksionin e radiografisë moderne të vizatimet e artit të gurëve që ofrojnë pamje të shkurtë të organeve të brendshme të botës shtazore rreth tyre.
E klasifikuar nga arkeologët si “Stili i Rrezeve X”, ky instinkt në mesin e piktorëve të lashtë demonstron një estetikë jashtëzakonisht të sofistikuar – të tillë që nuk lejon karakterizimin si ‘primitiv’. Një pikturë aborigjene e ruajtur mirë në gur, që shfaq një breshkë me qafë të gjatë, është zbuluar në Ubirr (në Rajonin e Aligatorit Lindor të Parkut Kombëtar Kakadu në Australi), është tregues i stilit kureshtar. Edhe pse breshka është portretizuar si e gjallë dhe në not, arkitektura e saj e brendshme është e dukshme.
Duke mjegulluar kufijtë midis botës së brendshme dhe të jashtme, artisti i panjohur na jep një paraqitje edhe të imagjinatës së tij ose të saj. Të vendosura krah për krah me imazhin e kësaj jave të kapur nga një skaner në Kinë, piktura aborigjene nga Ubirri e lartëson portretin e një personi të frikësuar diçka të çuditshme dhe shpirtërore: një Rreze X e psikikës së brishtë që shkon mes botës që mund ta shohim dhe një tjetre që nuk mundemi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi tezën ilire e pellazge të prejardhjes së shqiptarëve
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Wilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Fjalë të urta popullore: Burri është çadra e gruas, gruaja pasqyra e burrit!
Bokaçio në skenë
Letra e Enver Hadrit e vitit 1976, drejtuar dajës së tij Said Kryeziu
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles