Në liderin e vrarë të Nismës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq, është shtënë nga arma automatike “Heckler & Koch” e jo, siç ishte njoftuar më parë, nga një pistoletë Zastava M70A e kalibrit 9mm.
Sipas gazetës serbe “Vecernje Novosti”, e cila thirret në burime nga hetuesia në Kosovë, atentatorët në ditën e vrasjes, më 16 janar më një veturë “Opel Astra “, e kanë përcjell Ivanoviqin, nga momenti kur ai doli nga banesa e tij në Mitrovicë.
Siç specifikohet, të dhënat deri të cilat kanë ardhur organet e hetuesisë në Mitrovicë tregojnë se vrasësi dhe një ose më shumë nga bashkëpunëtorë të tij në mëngjesin fatal, me veturë e kanë përcjellë Ivanoviqin nga banesa e tij në rrugë “Lola Ribar”, kanë kaluar pranë monumentit të princit Lazar, duke e tejkaluar pastaj për ta pritur në veturë para selisë së partisë në Rrugën “Sutjeska”, përcjell Telegrafi.
Kur Ivanoviq iu afrua portës së oborrit, në të cilën janë zyrat e parisë, vrasësi nga ulësja e pasme e veturës ka hapur zjarr mbi të, shkruan “Novosti”. Sipas rezultateve të autopsisë, Ivanoviq u qëllua me gjashtë plumba në pjesën e sipërme të gjoksit.
Ai kishte marrë plagë vdekjeprurës në organet vitale dhe ai kishte vdekur para se të arrinte ambulanca e ndihmës së shpejtë në vendin e ngjarjes.
Vrasësit ishin, sipas gazetës me të njëjtën vetura kishin ikur në drejtim të shkollës së Mjekësisë, ku në rrugën “Vojvoda Putnik” kanë djegur veturën “Astra”.
Edhe pse automjeti i djegur u gjet shpejt, brenda tij nuk u zbuluan gjurmët e atentatorëve.
Duke përkujtuar se Shërbimi Policor i Kosovës për rajonin e Veriut para dy ditësh ka publikuar fotot e veturës “Astra”, me të cilin kriminelët kanë ikur, gazeta shkruan se vetura “Astra” është ngjyrë hiri dhe pa targa.
Ende nuk është verifikuar se si dhe kur automjeti ka hyrë në territorin e Kosovës, kurse nga policia e Serbisë është shtënë informata se pronari i fundit i automjetit ishte një grua që e shiti atë në park të auto-mbeturinave, shkruan gazeta.
Si thuhet, automjeti, për të cilin u vërtetua se ka ndërruar disa pronarëve që nga viti 2009, mbërriti në Serbi, praktikisht është e vetmja gjurmë e prekshme në hetimin, për të cilin opinioni është informuar.
Policia po vazhdon të marrë deklarata nga njerëz që kanë qenë në kontakt me Ivanoviqin në ditët e fundit para vrasjes së tij dhe është duke pritur edhe raportin e thirrjeve telefonike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?