LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Janë për keqardhje sjelljet destruktive të Bosnjës dhe Serbisë, BE-ja të reagojë menjëherë

Pacolli: Janë për keqardhje sjelljet destruktive të Bosnjës dhe Serbisë, BE-ja të reagojë menjëherë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me mos-ftesën e Kosovës në Samitin e Banjalukës në Bosnje.

“Bosnja dhe Serbia duhet përfundimisht ta kuptojnë se nuk do te ketë bashkëpunim rajonal dhe fqinjësor pa prezencën dhe pjesëmarrjen e plotë, të barabartë dhe pa kushte të Republikës së Kosovës në të gjitha Nismat dhe Organizatat Rajonale dhe Evropiane.

Përpjekjet e ulëta diplomatike për të ndryshuar rrjedhën e këtij realiteti dhe sjelljet destruktive të Bosnjës dhe Serbisë janë kundër zotimeve, që këto shtete kanë marrë karshi Bashkimit Evropian, vlerave evropiane si dhe frymës për një bashkëpunim rajonal konstruktiv” , ka thënë Pacolli.


Pacolli u ka bërë thirrje përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, që të reagojnë ndaj përpjekjeve dhe veprimeve të tilla aspak racionale, qëllimkëqija, që minojnë të arriturat e deritanishme dhe janë kundër vlerave dhe parimeve të BE-së.

Nëpërmjet të së njëjtës deklaratë, kreu i diplomacisë kosovare i ka mirëpritur dhe vlerësuar si plotësisht të arsyeshme dhe të drejta reagimet e dy shteteve fqinje, respektivisht Shqipërisë dhe Maqedonisë për të mos marrë pjesë në këtë Samit për shkak të mos dërgimit të ftesës ndaj Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori