LAJMI I FUNDIT:

BDI: Nuk ka pasur keqpërdorime të parave të popullit

BDI: Nuk ka pasur keqpërdorime të parave të popullit

Pas ankesës së Transparency International – Maqedoni (TIM), Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) konfirmoi “ekzistimin e dyshimit bazë për keqpërdorim të mjeteve buxhetore dhe mjeteve nga fondet publike në financimin e BDI-së dhe për këtë me shkrim e ka njoftuar Prokurorinë Themelore Publike Shkup për shkak të veprimit të mëtutjeshëm”.

Artan Grubi nga BDI sqaron se të gjithë funksionarët e emëruar dhe të përzgjedhur të BDI-së japin nga pesë për qind nga pagat për anëtarësi në parti.

“Në institucionet e theksuara me urdhëresë të përhershme u ndalen mjete funksionarëve të emëruar nga BDI-ja dhe i transferojnë paratë nga pagat e tyre në llogarinë e partisë. Nëse bën falsifikim ose keqpërdorim pse të shkohet përmes bankës”, theksoi ai.


Funksionari i BDI-së gjithashtu mendon se Transparency International – Maqedoni është dashur të kërkojë mendim nga BDI-ja lidhur me këtë.

“Drejtorët, për shembull, tha ai, paguajnë anëtarësi nga paga me urdhëresë të përhershme dhe kjo perceptohet sikur hekurudha ta financojë BDI-në. Në muaj BDI-ja mbledh rreth tre deri katër mijë euro dhe me ato para mbahet partia, paguhet rryma, uji, selia në Tetovë dhe të tjera”, thotë Grubi./Telegrafi/

TIM: Tre ndërmarrje publike kanë financuar BDI-në (Dokument)
Lexo po ashtu TIM: Tre ndërmarrje publike kanë financuar BDI-në (Dokument)