LAJMI I FUNDIT:

Hulumtim i “USA Today”: 94 për qind e femrave janë abuzuar seksualisht në Hollywood

Hulumtim i “USA Today”: 94 për qind e femrave janë abuzuar seksualisht në Hollywood

Një sondazh i kryer tregoi se 94 për qind e femrave të Hollivudit janë ngacmuar seksualisht gjatë punës.

Shumica e grave pohuan se ngacmimet seksuale u bënë nga persona më në moshë, të cilët janë në pozita të larta menaxhuese të botës së industrisë së filmave.


“USA Today” ka kryer një hulumtim teksa ishin përfshirë 843 femra që punojnë në industrinë e argëtimit, duke përfshirë prodhuesit, shkrimtarë, aktorë, rreth përvojave të tyre me abuzim seksual. Anketa iu dërgua me e-mail anëtarëve të organizatës “Gratë në film dhe televizion”.

Nga të gjitha femrat, 87 për qind thanë se kishin marrë të paktën një “koment të padëshirueshëm, të papërshtatshëm apo tallje të natyrës seksuale”, ndërsa 75 për qind e tyre kanë deklaruar se ishin dëshmitare të ngacmimeve të grave të tjera.

Rreth 64 për qind e tyre pranuan se kanë kryer marrëdhënie seksuale ndërsa 21 për qind thanë se ishin detyruar të luajnë lojëra seksuale para “të fuqishmëve të hollivudit”. Një në katër gratë, pohuan se kanë raportuar sjelljet e papërshtatshme të eprorëve të tyre, por vetëm 28 për qind prej tyre kanë marrë rezultateve pozitive në ankesat.

Një e treta e grave të anketuara thanë se nuk ishin të sigurt nëse mund të konsiderohej si abuzim seksual komplimentet e marra prej shefave.

Rezultati ndoshta nuk është bërë në baza shkencore, megjithatë janë “të besueshme dhe të rëndësishme”.

Lëvizja “Time Up” është themeluar në tetor të vitit të kaluar, kur disa dhjetëra gra akuzuan producentin amerikan Harvey Weinstein për ngacmim dhe abuzim seksual. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Magazina
Dua Lipa dhe i dashuri Callum Turner shfaqen të dashuruar ndërsa mbajnë duart e njëri-tjetrit gjatë një nate në New York

Dua Lipa dhe i dashuri Callum Turner shfaqen të dashuruar ndërsa mbajnë duart e njëri-tjetrit gjatë një nate në New York

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina
Kalo në kategori