LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Inovacionit do të bëjë promovimin e inovacionit në shërbim të rritjes ekonomike

Ministria e Inovacionit do të bëjë promovimin e inovacionit në shërbim të rritjes ekonomike

Zëvendësministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Bujar Cakolli mori pjesë në Konferencën përfundimtare të projektit “Zhvillimi i ndërmarrjeve sociale nga perspektiva gjinore” në kuadër të programit Angazhimi për Barazi – E4E të financiar nga USAID dhe mbështetur nga ATRC.

Zëvendësministri Cakolli në fjalën e tij në Konferencë ka për synimet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në shërbim të rritjes ekonomike të Kosovës. “Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka për synim stimulimin e aktiviteteve inovative në Republikën e Kosovës, të lidhura ngushtë me ndërmarrësinë dhe fushat tjera të ekonomisë, duke fuqizuar sektorin privat”, tha zëvendësministri Cakolli.

Në këtë Konferencë u diskutuan të arriturat dhe zhvillimet e ndërmarrjeve sociale, veçanërisht atyre të grave në Komunat e Gjakovës, Junikut dhe Rahovecit.
Qëllim kryesor i implementimit të projektit “Zhvillimi i ndërmarrjeve sociale nga perspektiva gjinore”, ka qenë ngritja e vetëdijes së komunitetit të komunave të Gjakovës, Junikut dhe Rahovecit, veçanërisht të grave dhe bizneseve familjare, në mënyrë që të zhvillohen iniciativa dhe aktivitete që i shërbejnë interesit të përgjithshëm social në formën e sigurimit të të mirave dhe shërbimeve sociale që ngritin kualitetin e jetës, fuqizojnë bashkëpunimin shoqëror dhe promovojnë integrimin e grupeve të cenueshme.


Pjesëmarrës në Konferencë ishin edhe përfaqësues të USAID-it, të institucioneve lokale të Gjakovës dhe përkrahës të tjerë të projektit. /Telegrafi/