LAJMI I FUNDIT:

Krijuesi i Ethereum: Kriptovalutat mund të bien në zero

Krijuesi i Ethereum: Kriptovalutat mund të bien në zero

Vitalik Buterin, krijuesi i Ethereum, me anë të një postimi në Twitter ka paralajmëruar përcjellësit e tij se vlera e kriptovalutave mund të bie afër zeros në çdo moment.

Ai ka thënë se “nëse jeni duke menduar se ku t’i vendosni kursimet jetësore, atëherë metodat klasike të investimit janë më të sigurta”, përcjell Telegrafi.


Aktualisht çmimi i një Ethereum, sipas CoinMarketCap është 830.59 dollarë, që brenda 24 orëve ka pasur një rënie prej 7.33 për qind.

Për më tepër, ai ka porositur të gjithë që të mos spekulojnë me para, humbjen e të cilave nuk mund ta përballoni.

Buterin njihet edhe nga deklaratat tij të mëhershme në lidhje me zhvillimet që sipas tij po dëmtojnë qëllimin se për çka janë krijuar kriptovalutat. /Telegrafi