LAJMI I FUNDIT:

Ashton Kutcher: Pas ndarjes me Demi Mooren, shkova në mal dhe jetova një javë pa ushqim

Ashton Kutcher: Pas ndarjes me Demi Mooren, shkova në mal dhe jetova një javë pa ushqim

Duke qenë mysafirë në një shfaqje televizive, Ashton Kutcher ka folur haptas rreth shkurorëzimit me Demi Mooren.

Aktori amerikan dhe komediani Ashton Kucher, në një bisedë me Dax Shepherd në shoun televiziv Armchair, zbuloi se ndarja e kishte lënduar shpirtërisht.


“Menjëherë pasi u shkurorëzua, shkova për një javë të jetoja i vetëm në mal”, tha aktori.

Ai nuk hëngri ushqim shtatë ditë rresht dhe gjithçka që kishte me veti ishte një fletore, laps, ujë dhe çaj. Kjo është arsyeja pse kishte halucinacione.

“Unë fillova të halucinoja ditën e dytë, e cila ishte një përvojë fantastike dhe e mrekullueshme”, tha Kutcher.

Gjatë kësaj kohe, siç thotë ai, shkroi letra çdo ish të dashure me të cilat kishte pasur një ndarje të vështirë.

“I kam shkruar emrat e të gjitha vajzave në një letër dhe më pas çdo njërës i kam shkruar nga një letër”, tha aktori hollivudian.

Ashton dhe Demi u martuan në vitin 2005 dhe pas gjashtë vjetësh u shkurorëzuan përmes proceseve gjyqësore.

“Unë gjithmonë do ta kujtoj për të mirë kohën që kam kaluar me Demin. Martesa është një nga gjërat më të vështira në botë dhe fatkeqësisht ndonjëherë dështon”, tha Ashton

Ashton sot është në një martesë të lumtur me aktoren Mila Kunis, me të cilën ka dy fëmijë, vajzën Izabel (3) dhe djalin Dimitra Portvuda (1). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori