LAJMI I FUNDIT:

Krijohet rrjeti “Për Maqedoni unitare”, janë kundër bisedimeve për çështjen e emrit

Krijohet rrjeti “Për Maqedoni unitare”, janë kundër bisedimeve për çështjen e emrit

Sot është promovuar rrjeti bashkërendues “Të gjithë për Maqedoni unitare”, i përbërë nga njëmbëdhjetë organizata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përmes këtij rrjeti, këto organizata synojnë të veprojnë në periudhën që vjen, duke kërkuar ndërprerje pa kushte të bisedimeve Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit të vendit.

Ky rrjet insiston edhe në shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pastaj të Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, si edhe lirimin e të arrestuarve për natën e 27 prillit të dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë.


“Të gjithë për Maqedoni unitare” janë kundër anëtarësimit në NATO dhe BE për shkak të siç thonë, antimaqedonizmit grek dhe bullgar që kërkojnë ndryshimin e emrit të shtetit, por edhe të gjuhës, kulturës dhe historisë./Telegrafi/