LAJMI I FUNDIT:

Padi për fotografin e dasmës, më shumë i fotografoi shoqërueset e nuses se të sapomartuarit (Foto)

Padi për fotografin e dasmës, më shumë i fotografoi shoqërueset e nuses se të sapomartuarit (Foto)

Do duhej të ishin fotografitë më të çmuara, të ditës më të bukur të jetës. Por, Steph dhe Paul Unwin nga Cheshire e Anglisë, janë aq të dëshpëruar me imazhet nga ceremonia tyre martesore, sa që e kanë paditur fotografin, transmeton Telegrafi.

Çdo e treta fotografi që kishte shkrepur David Kilcourse, ishte e turbullt. Për më keq, ai më shumë i fotografoi shoqërueset e nuses, se sa çiftin e lumtur.

Më keq akoma, ai i zuri ato në fokus 96 herë, në shumicën e rasteve në pozita të pafavorshme, teksa iu shfaqej gjoksi dhe të pasmet.


Në imazhet tjera, Kilcourse ka shkrepur 70 herë nusen, 11 dhëndrin, teksa asnjëherë nuk i fotografoi prindërit e tyre.

Bashkëshortët kanë angazhuar avokat dhe e paditën fotografin, për mos kryerje obligimi dhe shpërfillje të organizimit familjar.

Në anën tjetër, i akuzuari nuk është paraqitur në gjykatë, por ka thënë se çifti i kanë montuar fotografitë që të duken keq, vetëm për të përfituar diçka materialisht. /Telegrafi/