LAJMI I FUNDIT:

Lawrence do të pushojë nga aktrimi që t’i përkushtohet luftës kundër korrupsionit

Lawrence do të pushojë nga aktrimi që t’i përkushtohet luftës kundër korrupsionit
(Foto: Getty Images)

Njëra prej aktoreve më të paguara në botë, Jennifer Lawrence, ka vendosur që në vitin e ardhshëm të mos xhirojë filma të rinj.

Në vend të aktrimit, ajo do të merret me aktivizëm dhe do t’i nxisë të rinjtë që të angazhohen politikisht.


Fjalët e ashpra të aktores në drejtim të Donald Trump (Foto/Video)
Lexo po ashtu Fjalët e ashpra të aktores në drejtim të Donald Trump (Foto/Video)
(Foto: Getty Images)

“Në vitin e ardhshëm do të punoj me organizata të ndryshme dhe do të përpiqem t’i angazhoj të rinjtë në nivelin lokal, ndërsa fokusi do të jetë në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Lawrence në një intervistë për Entertainment Tonight.

Muajin e kaluar, aktorja e vizitoi shkollën Cleveland Heights në Ohio, ku me nxënësit kishte folur në lidhje me korrupsionin, ndërsa kishte vënë në pah shumë probleme në këtë fushë.

Veç kësaj, ajo ishte pjesëmarrëse edhe në protestën “Women’s March” duke treguar mbështetjen e saj për femrat në gjithë botën.

Lawrence do të tërhiqet nga filmat dhe do të ndërtojë një fermë
Lexo po ashtu Lawrence do të tërhiqet nga filmat dhe do të ndërtojë një fermë

Ka kohë që Jennifer është duke e shqyrtuar mundësinë që të bëjë një pauzë në karrierën e saj filmike.

(Foto: Getty Images)

Vitin e kaluar, ajo kishte thënë se dëshironte të bënte pushim nga industria e filmit dhe se do të ndërtonte fermën e saj, meqenëse është rritur në një të tillë në Louisville të Kentuckyt. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina
Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Magazina
Kalo në kategori