Për të festuar 10 vjetorin e pavarësisë, në Kosovë po qëndron Bruno Questel, kryesues i grupit të miqësisë Francë-Kosovë, njëherësh përfaqësues zyrtar i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Gjatë ditës ai është pritur në takim nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në emër të popullit të Kosovës falënderoi shtetin dhe popullin francez si një partnere e fuqishme dhe përkrahëse e madhe në proceset euro-integruese të Kosovës.
“Franca është me Kosovën që nga koha e luftës me një përkrahje të vazhdueshme. Është ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën dhe ka një pozicion shumë të qëndrueshëm për të drejtën e Kosovës për shpejtimin e Kosovës evropiane”, tha kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj e njoftoi Questel për proceset aktuale dhe prioritetet e Qeverisë, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e marrëdhënieve bilaterale Francë-Kosovë në planin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik në të mirë të dy vendeve dhe rajonit.
Kryetari i grupit të miqësisë Francë-Kosovë në Asamblenë Parlamentare të Francës, Bruno Questel, uroi për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë, duke nënvizuar marrëdhëniet e shkëlqyera historike ndërmjet dy vendeve.
“Kam kuptuar kërkesën e autoriteteve vendëse në Kosovë që Franca të vazhdojë mbështetjen dhe të shoqërojë Kosovën drejt realizimit të proceseve që ka vendi juaj”, tha Questel, duke theksuar se Franca ka qenë gjithmonë afër Kosovës dhe gjitha kërkesat e ngritura në këto takime do t’i përcjellë te autoritetet franceze.
Questel, shprehu përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet