Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe zëvendësministri parlamentar i Punëve të Jashtme të Japonisë, Manabu Horii nënshkruan Marrëveshje të Bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve respektive.
Marrëveshja, që u nënshkrua sot në Prishtinë dhe ku ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka për qëllim dhënien e grantit shtetëror të Japonisë për Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës dhe e cila vlerësohet të jetë e rëndësishme në këtë sektor.
Japonia në vazhdimësi ka qenë një mbështetëse e madhe e Kosovës, por që nga shpallja e pavarësisë dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike ato kanë thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dy-palësh dhe shumëpalësh në shumë fusha.
Edhe ministri Ismaili ka bërë të ditur se falë marrëveshjes së nënshkruar shëndetësia kosovare do të përfitojë 1,1 milion euro grant nga Qeveria e Japonisë.
“Ky grant shumë i rëndësishëm, do të përdoret për furnizim me aparaturë moderne për spitalet tona. Në javët në vijim do të nënshkruajmë edhe marrëveshje të tjera, të cilat do të ndikojnë direkt në përmirësimin e sektorit tonë shëndetësor”, ka shkruar Ismaili. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak