LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet Guvernatori i Bankës Qendrore të Letonisë

Arrestohet Guvernatori i Bankës Qendrore të Letonisë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Letonisë, Ilmars Rimsevices, sot u arrestua nga Zyra Kombëtare Kundër Korrupsion (KNAB), thuhet në njoftim të Zyrës së Kryeministrit.

“Zyra Kombëtare Kundër Korrupsion ka zbatuar vendimin për arrestimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Letonisë [Ilmars Rimsevics]”, tha Kryeministri Maris Kucinskis në një përgjegjie me email për Reuters, përcjell Telegrafi.


Shtëpia dhe zyra e Guvernatorit u kontrolluan të premten, njoftoi të shtunën transmetuesi shtetëror i lajmeve. /Telegrafi/