Ndërtimi i shtetit të Kosovës ishte një proces i mundimshëm dhe shumëvjeçar, për të cilin u angazhuan shumë shtete, institucione e personalitete.
Në 10-vjetorin e Pavarësisë së vendit, UBT, si institucion kontribuues në përparimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, organizoi një ceremoni për shpërblimin e diplomatit dhe aktivistit të shquar kanadez, Chad Rogers, si dhe shpërblimin e atyre që aktualisht janë ambasadorët më të mirë të vendit, studentët.
Rektori i UBT-së, prof. dr Hajrizi, tha se që nga fillimi e deri sot, UBT është munduar që ta shtyjë dhe ta bëjë sa më të njohur dhe më të pranuar Kosovën në rrafshin ndërkombëtar.
“UBT është një institucion i bazuar në praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare, misioni i të cilit ishte jo vetëm çështja e gjenerimit të dijeve të reja, e zhvillimit të kapaciteteve dhe sistemeve të reja, e sidomos, ndërkombëtarizimi i Kosovës dhe arsimit të lartë në botë”, potencoi ai.
Hajrizi theksoi se ndonëse është punuar gjatë këtyre viteve, shumë nga këto të arritura nuk do të mund të realizoheshin pa ndihmën e madhe të partnerëve ndërkombëtarë, andaj, sipas tij, personalitetet kontribuuese si diplomati Chad Rogers, e meritojnë të jenë të vlerësuar dhe të njohur për punën e tyre të pareshtur për vendin.
Për aktivitetin e tij politik dhe humanist për qytetarët e Kosovës, rektori Hajrizi e nderoi atë me Çmimin më të lartë me të cilin UBT shpërblen personalitetet e shquara, “Excellence Leadership Award”.
Me rastin e pranimit të këtij Çmimi, Rogers u shpreh se ndihet i nderuar dhe se vepra e tij nuk është e mjaftueshme me atë që kosovarët meritojnë.
“Kosova është një vend ku dinjiteti dhe vlerat nuk humbin kurrë. Kosovarët nuk harrojnë kurrë ata të cilët i kanë ndihmuar nëpër kohë të vështira dhe kjo është një vlerë e madhe njerëzore”, theksoi ai, teksa dha këshilla për të studentët në aspektin e përfaqësimit sa më dinjitoz të vendit.
“Ju e keni obligim qytetar dhe kombëtar punën për komunitetin tuaj, andaj edukohuni, arsimohuni dhe tregoni humanizëm për njerëzit tuaj. Ju jeni ambasadorët më të mirë të vendit tuaj, kudo që shkoni, duhet të tregoni me krenari storien e Kosovës, atë nëpër të cilën ka kaluar dhe atë çfarë ka arritur përgjatë këtyre viteve”.
Gjatë kësaj ceremonie, UBT shpërbleu edhe ata të cilët konsiderohen të jenë e ardhmja e vendit, studentët, rreth 150 prej të cilëve, fituan bursa studimi, falë suksesit dhe angazhimit të treguar gjatë viteve të studimit.
Ceremonia për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka vite që në UBT është bërë traditë, përgjatë të cilës, çdoherë nderohet puna dhe kontributi i një personaliteti, që është angazhuar në vijimësi për çështjen e Kosovës, si dhe shpërblehen edhe studentët më të dalluar të institucionit, me qëllim të motivimit të tyre për studim dhe punë të vazhdueshme në të mirë të vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?