LAJMI I FUNDIT:

Nëna e Ritës promovon koncertin e vajzës së saj në Kosovë

Nëna e Ritës promovon koncertin e vajzës së saj në Kosovë
(Foto: Getty Images)

Në festën e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Rita Ora do t’i nderojë shqiptarët me një koncert në Prishtinë.

Natyrisht se për këtë gjë është krenare edhe nëna e saj, Vera, e cila e ka shpërndarë një video promovuese për këtë eveniment.


(Foto: Getty Images)

“Rita po vjen, Rita po vjen !”.

Rita Ora me video mesazh emocionues: Vendlindja ime Kosova, mezi po pres që ta festojmë së bashku pavarësinë
Lexo po ashtu Rita Ora me video mesazh emocionues: Vendlindja ime Kosova, mezi po pres që ta festojmë së bashku pavarësinë

“Rita Ora do të mbajë një koncert falas për të të festuar dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Vera në një postim në Instagram.

Publikimin e ka shoqëruar edhe me hashtagët ‘respekt’ dhe ‘nënë krenare’.

Ditë më parë, vet Rita publikoi një video-mesazh, përmes të cilit i ftonte të gjithë që të ishin të pranishëm në koncertin e saj.

Për më shumë, këngëtarja shqiptare e kishte mësuar stafin e saj që ta bënte simbolin e shqiponjës me duar nën ritmet e muzikës shqipe.

“Vendlindja ime Kosova! Unë po kthehem në shtëpi! Ky është mesazhi për ju! Mezi po pres që të vij dhe të mbaj një koncert falas për të gjithë ju në Prishtinë, në sheshin e Nënës Terezë! Në zemër të qytetit!! Për të festuar përvjetorin tonë të dhjetë të Pavarësisë! Jam krenare që kam lindur në Prishtinë dhe kam mundësi të vij. Jem ambasadorja dhe mikesha juaj! Le ta bëjmë këtë! Shihemi të gjithë të shtunën!”, thoshte Rita. /Telegrafi/