LAJMI I FUNDIT:

VV kërkon hetim parlamentar për Demarkacionin, e quan mashtrim deklaratën Thaçi-Vujanoviq

VV kërkon hetim parlamentar për Demarkacionin, e quan mashtrim deklaratën Thaçi-Vujanoviq

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se marrëveshja për Demarkacion në mes dy presidentëve, është mashtrim.

“Kjo deklaratë e Thaçit me homologun e tij malazez është e papranueshme, e padrejtë dhe mashtruese. Së pari teksti i kësaj deklarate nuk është dashur të nënshkruhet pa njoftimin, dijeni dhe diskutimet në institucionet e Kosovës.

Kjo deklaratë rikonfirmon marrëveshjen e 26 gushtit të 2015 të nënshkruar në Vjenë. Rezultatet e komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e territorit të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, janë shpërfillur tërësisht në këtë deklaratë “, ka thënë Kurti.


Kurti ka theksua se deklarata është e ndryshme në gjuhën shqipe dhe atë angleze, pasi që sipas tij në deklaratën shqip mungon pika e gjashtë.

“Deklarata Thaç-Vujanoviq është mashtrim. Kuvendi duhet urgjentisht të formojë komisionin hetimor parlamentar ku do të shqyrtohet çështja e Demarkacionit me Malin e Zi dhe VV qysh sot do të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve për këtë iniciativë”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grabitet nën kërcënimin e armës një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Grabitet nën kërcënimin e armës një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Kronika e Zezë
Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit për grabitjen e sotme, dyshohen për të njëjtën vepër edhe më 17 janar

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit për grabitjen e sotme, dyshohen për të njëjtën vepër edhe më 17 janar

Kronika e Zezë
Sela: Albin Kurti po bën punën e

Sela: Albin Kurti po bën punën e "djallit", nuk është ai që e kam njohur

Politikë
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Kalo në kategori