LAJMI I FUNDIT:

Kryetari bullgar Radev në vizitë zyrtare në Maqedoni

Kryetari bullgar Radev në vizitë zyrtare në Maqedoni

Prej ditës së sotme kryetari bullgar Rumen Radev do të qëndrojë në vizitë dy ditore në Republikën e Maqedonisë. Radev në shtetin tonë ka arritur me thirjen të kryetarit të shtetit Gjorgje Ivanov.

Ai do te jetë i mirëpritur në mënyrën më të lartë, me nderime ushtarake, para kabinetit të kryetarit të shtetit Ivanov, ndërsa më vonë do të ketë takime ballë për ballë me zyrtarë të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Radev dhe Ivanov nesër do të kenë takim me pjesëtarët e Odat Ekonomike të të dy shteteve.


Kryetari bullgar në Maqedoni ka arritur në shoqëri të dy prirësve fetar, të cilët do te jenë pjesë e delegacionit të tij. Siç është e ditur Kisha ortodokse e Maqedonisë-Arkipeshkia e Ohrid kërkon që Kisha ortodokse bullgare (KOB) të bëhet kishë udheheqëse e tyre.

Radev në interviste për agjencionin bullgar, lidhur me viziten e tij në Maqedoni, potencoi që pozitën qe e ka marrë kryesia e shtetit maqedon konsiderohet si një pikë kthimi.

”Kjo e fundit, i ka dhënë një mundësi, një perspektive të re, në të cilën ne në Bullgari, prej kohesh kemi qenë të hapur. Duhet që të bejme që njerëzit, në të dy anët e kufjive, ato të Maqedonisë dhe Bullgarisë, me të vërtetë të ndjehen si vëllezer”, deklaroi Radev. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori