LAJMI I FUNDIT:

Ferrer: Enrique, perfekt për Chelsean

Ferrer: Enrique, perfekt për Chelsean
Luis Enrique (Getty Images)

Ish-futbollist i njohur, Albert Ferrer i njohur si ‘Chapi’ po mbështet Luis Enrique për punën e trajnerit te Chelsea.

Ferrer, më parë ka luajtur për Barcelonën dhe Blutë e Londrës gjatë karrierës së tij të gjatë futbollistike.

Si çdo futbollisti edhe Ferrerit i interesojnë ish-skuadrat e tij, e në theks të veçantë tani brengoset për Chelsean.


Ish-mbrojtësi spanjoll ka luajtur me Enrique në Barcelonë dhe është i lumtur ta shohë atë duke u lidhur me punën e Antonio Conte, i cili po pritet të largohet.

Albert Ferrer gjatë kohës së tij te Chelsea (Getty Images)

Chapi mendon se bashkëkombësi i tij do të përshtatet te Chelsea, ndërsa përparësi është edhe numri i spanjollëve në skuadër.

“Si trajner, ai dëshiron që ekipi i tij të jetë agresiv dhe i angazhuar gjatë gjithë lojës”, ka thënë fillimisht Ferrer”.

“Mendoj se ai do të përshtatet në mënyrë të përkryer si menaxher në Chelsea”.

“Ata tashmë kanë një numër spanjollësh në skuadër”, përfundoi Chapi.

Ndryshe, edhe Ferrer është trajner, por përkohësisht pa skuadër, ndërsa më parë ka punuar me Vitessen, Cordoban dhe Real Mallorcan. /Telegrafi/