LAJMI I FUNDIT:

Enrique pret telefonatën e Chelseat

Enrique pret telefonatën e Chelseat

Trajneri spanjoll, Luis Enrique mund të marrë përgjegjësinë për Chelsean para fundit të sezonit aktual të Ligës Premier.

E ardhmja e trajnerit italian, Antonio Conte, është në rrezik edhe italiani mund ta sheh veten të shkarkuar nga drejtuesit e klubit Blu.


Sipas mediumit britanik The Mirror, e ardhmja e Contes te Chelsea do të mbyllet nga katër ndeshje të mëdha gjatë gjashtë javëve të ardhshme.

Tuchel apo Luis Erique mund ta pasojnë Conten te Chelsea
Lexo po ashtu Tuchel apo Luis Erique mund ta pasojnë Conten te Chelsea

Sprova e parë e Contes do të jetë ndeshja e parë e 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës muajin e ardhshëm.

Conte është larg sukseseve të sezonit të kaluar me Chelsean dhe rrezikon shkarkimin (Getty Images)

Mediat në Spanjë raportojnë se ish-trajneri i Barcelonës, Enrique, madje mund të instalohet në stolin e Bluve para ndeshjes së parë me ish-klubin e tij më 20 shkurt.

Conte largohet, Enrique vjen!

Chelsea këmbëngul se vyen edhe pak kohë pas mbështetjes së trajnerit në afrimet e bëra në afatin e transferimeve të janarit dhe me kampionët e Ligës Premier që janë ende në tri gara.

Bordi i Chelseat shqyrton shkarkimin e Contes
Lexo po ashtu Bordi i Chelseat shqyrton shkarkimin e Contes

Por, në sallën e bordit është shtuar acarimi për rezultatet e dobëta të fundit – sidomos për humbjen 3-0 në të mërkurën ndaj Bournemouthit – dhe kritikat e përsëritura publike të Contes mbi politikën e klubit.

Muaji shkurt pritet të zbulojë të tërën rreth të ardhmes së trajnerin italian në Stamford Bridge. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori