LAJMI I FUNDIT:

Bordi i Chelseat shqyrton shkarkimin e Contes

Bordi i Chelseat shqyrton shkarkimin e Contes
LONDON, ENGLAND - JANUARY 17: Antonio Conte, Manager of Chelsea reacts during The Emirates FA Cup Third Round Replay between Chelsea and Norwich City at Stamford Bridge on January 17, 2018 in London, England. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Bordi drejtues i klubit anglez, Chelsea, ka të ardhmen e menaxherit Antonio Conte në fokus të mprehtë.

Puna e Contes është në rrezik pas humbjes turpëruese së tyre nga Bournemouth mbrëmë (e mërkurë), ku Blutë humbën në shtëpi me rezultat 0-3.


Mediat angleze thonë se kjo humbje ka humbur disi durimin e drejtuesve të klubit londinez, të cilët tani janë duke shqyrtuar të ardhmen e italianit.

Bournemouthi e nënshtron Chelsean në Stamford Bridge (Video)
Lexo po ashtu Bournemouthi e nënshtron Chelsean në Stamford Bridge (Video)

Sipas London Evening Standard, klubi ka filluar hartimin e një liste të dëshirave për zëvendësimin e trajnerit italian, në rast shkarkimi.

Ky medium thekson se ish-trajneri i Barcelonës, spanjolli Luis Enrique është në krye të listës së dëshirave të drejtuesve.

Conte është në rrezik shkarkimi shkaku i rezultateve të dobëta (Getty Images)

Përkundër zërave të shtuar, mediumi thekson se nuk duket të jetë një mundësi e mirë deri më tani që Conte do të largohet para përfundimit të sezonit, por gjithçka mund të ndodh.

Conte pranon se Chelsea duhet të shqetësohet në rast mungese kualifikimi për Ligën e Kampionëve.

Conte thotë se Chelsea vuajti shumë në humbjen shokuese
Lexo po ashtu Conte thotë se Chelsea vuajti shumë në humbjen shokuese

“Ne po bëjmë gjithçka dhe po e shfrytëzoj këtë skuadër në nivelin maksimal. Por nëse dikush nuk pajtohet për këtë, unë duhet ta pranoj situatën”.

“Unë jam shumë i relaksuar për këtë. Unë e di që po bëj një punë të mrekullueshme”, ka thënë Conte. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Valdano zbulon një mosmarrëveshje mes Ancelottit dhe Kroosit dhe zgjidhjen e tij të heshtur për t’u pensionuar

Valdano zbulon një mosmarrëveshje mes Ancelottit dhe Kroosit dhe zgjidhjen e tij të heshtur për t’u pensionuar

La Liga
Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

La Liga
Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Bundesliga
Chelsea nuk dëshiron të bisedojë me Napolin për shkëmbimin Lukaku-Osimhen

Chelsea nuk dëshiron të bisedojë me Napolin për shkëmbimin Lukaku-Osimhen

Serie A
Totti ia dha shiritin e kapitenit ditën e pensionimit, tani talenti italian grumbullohet me ekipin e parë të Romës

Totti ia dha shiritin e kapitenit ditën e pensionimit, tani talenti italian grumbullohet me ekipin e parë të Romës

Serie A
Kalo në kategori