LAJMI I FUNDIT:

Bournemouthi e nënshtron Chelsean në Stamford Bridge (Video)

Bournemouthi e nënshtron Chelsean në Stamford Bridge (Video)
(Foto: Getty Images)

Chelsea ka pësuar humbje prej 0-3 nga Bournemouthi, në ndeshjen e zhvilluar para tifozëve në Stamford Bridge.

Gjysma e parë e takimit përfundoi pa gola, duke qenë se asnjëra nga skuadrat nuk arriti ta gjente rrjetin.


(Foto: Getty Images)

Jo shumë minuta brenda gjysmës së dytë, u zhbllokua rezultati. Pas një aksioni të shpejtë, Callum Wilson realizoi për mysafirët (51′). Rezultati u dyfishua në minutën e 64 me golin e shënuar nga Junior Stanislas.

Tri minuta më pas u shënua edhe goli i tretë i skuadrës vizitore, realizues ishte Nathan Ake (67′), ndërsa goli erdhi pas një goditjeje nga këndi dhe angazhimit më të mirë të mysafirëve.

(Foto: Getty Images)

Kjo humbje e lë Chelsean në vend të katërt në tabelë, me dy pikë më shumë se Tottenham Hotspur që pozicionohet një vend më poshtë.

Bournemouthi është i dhjeti në tabelë pas 25 javëve në Ligën Premier, ku ka shënuar shtatë fitore, shtatë barazime dhe 11 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Chelsea është mysafir i Watfordit, kurse Bournemouthi e pret Stoke Cityn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Përfaqësueset
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori