LAJMI I FUNDIT:

Ivanov kërkon trajtim korrekt për Maqedoninë në fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE

Ivanov kërkon trajtim korrekt për Maqedoninë në fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot organizoi drekë tradicionale pune me ambasadorët e vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit, të akredituar në Republikën e Maqedonisë.

Në takim kanë marrë pjesë ambasadori i Hungarisë, Laslo Ishtvan Duks, ambasadori i Sllovakisë, Henrik Markush, ambasador i Polonisë, Jeck Multanovski dhe ambasadori i Republikës Çeke, Miroslav Toman, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftuan nga Kabineti i Presidentit, Ivanov dhe ambasadorët kanë biseduar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit, për gjendjen aktuale politike në vend, për procesin e integrimit në BE dhe NATO, si dhe për sfidat kyçe me të cilat ballafaqohen Bashkimi Evropian dhe kontinentin i Evropës.


Bashkëbiseduesit kanë konstatuar se vendet kanë krijuar marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe dialog të vazhdueshëm politik të cilat bazohen në miqësinë e sinqertë, respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë.

Në këtë kontekst, presidenti i Maqedonisë e ka theksuar nevojën për trajtim korrekt të Republikës së Maqedonisë lidhur me respektimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim të plotfuqishëm në BE.

“Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në rrugën drejtë inetrgimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në këtë plan presim politika juaj e dyerve të hapura të ndihmojë në vlerësimin adekuat të progresit tonë”, ka thënë Ivanov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori