Teksa flet për 17 shkurtin e vitit 2008, thotë se ishte një moment historik e i papërsëritshëm.
Ky është zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili në një intervistë për kp pohon se është fat i madh dhe mundësi unike, të jesh dëshmitar historik i realizimit të përpjekjeve shekullore të popullit.
“Natyrisht është një fat i madh ose një mundësi e veçantë unike, në jetën e një gjenerate, jo të një individi që i ofrohet mundësia të jetë dëshmitar historik i realizimit të përpjekjeve shekullore të kombit të vet, duke e bërë realitet ëndrrën shekullore tonën dhe duke e shpallur Kosovën shtet. Dhe duke e nxjerrë ose duke e futur vendin tonë apo kombin tonë, në mesin e kombeve të qytetëruara krah për krah si shtet i pavarur. Natyrisht ka qenë një ndjenjë e jashtëzakonshme, për çdo njeri në Kosovë ”, tha ai.
Thotë se shteti nuk ndërtohet nga një gjeneratë dhe se në dekadën që po hyjmë, shpreson se do të arrihet atje ku është synimi dhe dëshira. Ndërsa thotë se qytetarët nuk duhet të zhgënjehen nga shteti i ri.
Limaj pohon se nëse qytetarët, janë të pakënaqur me pushtetin, mund ta ndërrojnë atë, por jo ta shajnë dhe mos ta duan shtetin e tyre.
Sipas tij Kosova për këto dhjetë vjet, ka shënuar të arritura në të gjitha fushat, por jo aq sa është dashur dhe ka qenë e mundur. Pasi që institucionet e vendit, për këtë dekade sipas tij, kanë mund të bëjnë shumë më shumë, se sa kanë bërë deri tani.
“Institucionet e vendit në këto dhjetë vite, kanë mundur të bëjnë shumë më shumë sa që kanë bërë. Nuk ka asnjë dilemë. Dhe asnjëherë nuk është mjaftueshëm për të bërë. Kanë mund të bëjnë shumë gjëra të mira. Dhe kanë mundur të mos bëjnë shumë gabime. Por këto kanë ndodhur dhe ku jemi sot. Unë nuk jam shumë ithtar i konstatimeve të së kaluarës, ka theksuar ndër të tjera Limaj.
Kosova sipas Limajt ka nevojë për një rinisje të fuqishme e të përgjithshme, pasi që në disa raste krijohet përshtypja se ka humbur rrugën.
“Kosova ka mjekë të mirë, por ka mjekim të keq. Kosova ka arsimtarë të mirë, por ka arsim të keq. Kosova ka ndërmarrës të jashtëzakonshëm me vet iniciativë, por kemi problem me ekonominë. Dhe kjo është një paradoks. Si është e mundur ku mjekët tanë, djemtë tanë dhe gratë tona nëpër klinikat me të njohura universitare nëpër Evropë drejtojnë klinika, ndërsa në Kosovë kemi mjekësinë e keqe”.
“Është një rinisje, një reflektim brenda nesh dhe me gjet rrugën. Kam përshtypjen nganjëherë, se e kemi humbur rrugën. Po shpenzo jmë energji, ku nuk duhet. Dhe aty ku duhet për të shpenzuar energji, po dalim të lodhur, të dëshpëruar, të pakënaqur dhe punët po mbesin pa u kryer”, tha Limaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova