LAJMI I FUNDIT:

Premtohet edhe një herë ndërtimi i rrugës Shkup-Bllacë

Premtohet edhe një herë ndërtimi i rrugës Shkup-Bllacë

Në seancën djeshme të Qeverisë është vendosur që autostrada Shkup-Bllacë të fillojë të ndërtohet në gjashtë mujorin e parë të vitit të ardhshëm. Këtë e kumtoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili tregoi edhe arsyet se pse deri më tani ky projekt është zvarritur.

“Është mungesë e projektimit të aksit rrugorë. Kanë filluar projektimin dhe gjatë fillimit të vitit të ardhshëm do të fillojë edhe ndërtimi i asaj autostrade…Në seancën e djeshme të Qeverisë, ne kemi caktuar afate kohore deri kur duhet autostrada Shkup-Bllacë të kryhet, për shkak se ajo është me një rëndësi të veçantë për komunitetin e biznesit të RM-së, por gjithashtu edhe për lidhjen me Kosovën”, tha Bekteshi.

Në anën tjetër, ministri për Inovacione dhe Sipërmarrësi i Republikës së Kosovës, Besim Beqaj, qartësoi se shteti i tyre është duke bërë përpjekje dhe investime të jashtëzakonshme për ndërtimin e këtij aksi rrugor.


Këto biseda u bënë në takimin në mes ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministrit për Inovacione dhe Sipërmarrësi i Republikës së Kosovës Besim Beqaj, në të cilin u diskutuan temat ekonomike në interes të bizneseve dhe rritjes së shkëmbimit tregtar mes dy vendeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Lajme
Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Lajme
Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Lajme
Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Drejtësi

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", Pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Lajme
Një person i plagosur me armë zjarri në Prishtinë - policia jep detaje

Një person i plagosur me armë zjarri në Prishtinë - policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori