LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Real Madrid – PSG

Parashikim: Real Madrid – PSG
Cristiano Ronaldo

Real Madridi do ta presë Paris Saint – Germainin në Santiago Bernabeu ku do të zhvillohet dueli më i madh i kësaj xhiroje. Reali s’ka çka të humbë, kurse PSG ka shumë për të treguar.

Vendi: Santiago Bernabeu, Madrid
Koha: E mërkurë, 14 shkurt – 20:45


Lajmet rreth ekipeve

Real Madrid
Daniel Carvajal është i suspenduar për ndeshjen e parë, duke i thënë Zidanes kokëçarje në krahun e djathtë ku luan Neymar. Nacho pritet të luaj e jo Achraf Hakimi.

Casemiro ishte pushuar në fundjvë dhe do të rikthehet në 11-shen e parë të mërkuërn, teksa startues pritet të jetë edhe Gareth Bale.

Formacionet e mundshme: Real Madrid - PSG
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Real Madrid - PSG

PSG
Edinson Cavani nuk ka luajtur në fundajvë, por do të ishte befasi nëse lëndimi do ta linte atë jashtë sfidës së parë në Madrid.

Thiago Silva, Marco Veratti dhe Layvin Kurzawa pritet që të kthehen në formacion për ekipin mysafir.

Dani Alves dhe Thomas Meunier konkurrojnë për një vend në formacionin startues në krahun e djathtë, teksa Angel di Maria do të duhet të pajtohet me një vend në stol.

Giovani Lo Celso është i sigurt që të startojë në mesfushë teksa Thiago Motta nuk ka udhëtuar në Madrid.

Top lojtarët

A e dini se?

Janë shënuar së paku tri gola në 13 ndeshjet e fundit të PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Janë shënuar së paku tri gola në 18 nga 19 ndeshjet ef undit të Realit në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid vs PSG - vlera e pabesueshme e lojtarëve në fushë
Lexo po ashtu Real Madrid vs PSG - vlera e pabesueshme e lojtarëve në fushë

Parashikimi

Liga e Kampionëve është mundësia e vetme që sezoni i Real Madridit të shpëtojë me sukses. Jashtë garës për kampionat dhe kupë, Reali duhet që të tentojë që të provojë një trofe të tretë rresht në Ligën e Kampionëve në mënyrë të paprecedentë.

Unai Emery po ashtu do ët gjykohet për performancat e tij në Evropë. PSG pritet që të arrijë të fitojë trofet në Francë, kurse Neymar mund të sigurojë Topin e Artë nëse e çon ekipin e tij lart në garën më të madhe të klubeve.

Forma e ekipeve e bën PSG-në favorit të pastër në letër. Megjithatë, PSG ka vuajtur që të bëjë tranzicionin e një skuadre që luan mirë në kampionat vendor për të luajtur mirë edhe në garat evropiane. Reali në anën tjetër ka 18 ndeshje që s’ka pësuar humbje në shtpëi në Ligën e Kampionëve dhe humbjen e fundit e ka pësuar ndaj Schalkes në mars të vitit 2015.

Pritet fitore e Realit, por me më pak gola nga sa mendohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori