LAJMI I FUNDIT:

Kurdisjet e ndeshjeve në La Liga – Prokuroria kërkon burg deri në dy vite për lojtarë si Gabi dhe Andre Herrera

Kurdisjet e ndeshjeve në La Liga – Prokuroria kërkon burg deri në dy vite për lojtarë si Gabi dhe Andre Herrera

Një nga skandalet më të mëdha të futbollit spanjoll ka rifilluar të gjurmohet nga prokurorët, duke rihapur një hetim për ndeshjen mes Levantes dhe Real Zaragozën të vitit 2011, duke rekomanduar dënim për pjesëmarrësit me burg prej dy vjetëve dhe ndalim deri në gjashtë vjet për të luajtur futboll. 

Kjo ka ndodhur për ta mbajtur Zaragozan në La Liga në ditën e fundit, ku ata fituan 2-1 në Estadio Ciutat de Valencia.


“Nëse një komplot i tillë nuk pati gjykim, atëherë do të ishte më mirë të tërhiqej Kodi Sportiv Penal”, ka thënë një burim i prokurorisë për MARCA-n.

“Do të jetë e vështirë të paraqitet një rast më i qartë pa pasur rrëfim”.

Gabi në gjyaktë

Kështu, gjykata e ka detyruar gjykatësin, Isabel Rodriguez të rihapë çështjen pasi ai ishte vonuar për gati dy vjet, duke u detyruar t’i thërras në gjyq një numër të madh të emrave të futbollit të mirënjohur.

Ky rast është i pari që arrin në gjykatat spanjolle me emra të tillë të profilit të lartë si kapiteni i Atletico Madrid, Gabi, mesfushori i Manchester United, Ander Herrera, Leonardo Ponzio i River Plate dhe Vicente Iborra i Leicester City.

Deri në nëntë lojtarë, janë përfshirë me Herreran, Ponzion, Toni Doblasin, Maurizio Lanzaron, Paulo Da Silvan, Braulio Nobregan, Jorge Lopezin dhe Carlos Diogon, që së bashku me trajnerin Javier Aguirre dhe drejtorin sportiv Antonio Prieto, thuhet se kanë marrë para vlerë 965,000 euro para ndeshjes.

Presidenti, Agapito Iglesias

Presidenti Agapito Iglesias sipas prokurorisë është ai që i ka shpërndarë paratë.

Tre individë në veçanti me pozita të larta janë të ndërlikuar në këtë çështje; ish-presidenti i Zaragozës, Agapito, sekretari i përgjithshëm, Francisco Checa dhe ish-drejtori ekzekutiv, Francisco Javier Porquera.

Ata do të akuzohen për falsifikim të një dokumenti komercial për menaxhimin e 965,000 eurove të lartpërmendura dhe do të jetë e vështirë që t’i ikin burgut nëse shpallen fajtor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori