LAJMI I FUNDIT:

Po ecte me biçikletë, çanta e tij “kapet” nga një tramvaj, ai përfundoi poshtë tij (Video)

Po ecte me biçikletë, çanta e tij “kapet” nga një tramvaj, ai përfundoi poshtë tij (Video)

Një burrë u zhvendos nga një tramvaj nga kalimtarët e panjohur në qendër të qytetit të Mançesterit pasi u rrëzua nga biçikleta e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra nga një celular të cilat tregojnë punëtorët e dyqaneve duke përdorur një prerës për të liruar njeriun pasi çanta e tij u kap nga tramvaji, duke e rrëzuar dhe duke e futur atë nën të.


Ai pastaj mund të shihet duke u tërhequr lehtë nga nën tramvaji nga kalimtarët.

Ndërkohë, dëshmitarët kanë thënë se pasi u nxor ai ishte një gjendje të ecte pa ndihmën e një ambulance.

Më pas ai është dërguar në Infermierinë Mbretërore të Mançesterit, por plagët e tij nuk mendohet të ishin serioze. /Telegrafi/