LAJMI I FUNDIT:

Specialja heton përvetësimin e 30 milionë eurove në MPB të Maqedonisë

Specialja heton përvetësimin e 30 milionë eurove në MPB të Maqedonisë

Prokuroria Speciale Publike (PSP) hapi një hetim përvetësimi të 30 milionë eurove nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), kur ky institucion udhëhiqej nga Gordana Jankulloska, tha minstri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovksi.

Kjo deklaratë u bë në ceremoninë e pranimit të donacionit të sotëm të Gjermanisë, që përbëhet nga 16 automjete për policinë kufitare. Këto automjete do të futen në shfrytëzim në Strugë, në Departamentin për çështje kufitare dhe migrim.

Gjermania ka shpenzuar 240 mijë euro për këtë donacion veturash për MPB-në.


Zëvendësambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoni, Marko Akvatiqi theksoi se ky donacion është një konfirmim i marrëdhënieve të mira dypalëshe midis dy vendeve dhe bashkëpunimit të dy policive.

Çështjet e sferës së sigurisë janë shumë të rëndësishme për të dyja vendet, ndërsa kjo ndihmë është vërteti se Gjermania është e vetëdishme për rolin e Maqedonisë në menaxhimin me sfidat e krizës së refugjatëve, tha zv. ambasadori Akvatiqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori