LAJMI I FUNDIT:

Zaev kërkon mbështetje nga Turqia, për anëtarësim në NATO (Video)

Zaev kërkon mbështetje nga Turqia, për anëtarësim në NATO (Video)

Në takimi me homologun e tij turk, Binali Jildirim në Ankara, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev këkroi që të vazhdojë mbështetja e Turqisë për antarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa kryeminstri turk bëri të ditur se vendi i tij do të vazhdojë në mbështetjen e Maqedonisë në këtë qëllim strategjik.

Në takim, ku në anën e Maqedonisë ishin të pranishëm edhe ministri pa resor Adnan Qahili, deputetë në Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Enes Ibrahimi dhe Jusuf Hasani, si edhe sekretari i shtetit në MPJ, Viktor Dimovski, Zaev shprehu keqardhje për viktimat në luftë kundër terorizmit që ka për qëllim mbrojtjen e territorit, sovranitetit dhe integritetit të Turqisë.

Të dyja palët shprehën vendosmërinë e tyre për të nxitur bashkpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe për rritjen e shkëmbimeve tregtare.


Palët janë pajtuar që të aktivizohet Komuniteti i Përzier në mes dy shteteve që me efikasitet do t’i zgjidhë të gjitha çështjet për një bashkëpunim më të mirë në të gjitha nivelet.

Kryeminstri Zaev tha se nga ana e Republikës së Maqedonisë, komitetin do ta udhëheq ministri pa resor Adnan Qahili.

“Për shtetin tonë vlejnë të gjitha investimet, kurse Turqia është e gjashta në Maqedoni për nga numri i investimeve. Ne jemi të gatshëm ofrojmë kushte për më shumë investime pasi që ka interesim të investitorëve. Ne presim përparim për integrimet në BE dhe NATO në këtë vit, dhe presim që kjo të ndikojë në rritjen e investimeve, dhe me këtë, edhe në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, tha Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori