Piktorja Zake Prelvukaj ka uruar për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka kërkuar më shumë punë nga të gjithë.
E rrethuar me një ambient pune, para pikturave që rrëfejnë për vuajtjet e popullit shqiptar në rrugën për liri dhe pavarësi, Prelvukaj fton për më shumë dashuri dhe punë për shtetin e Kosovës.
“Urime dekada e parë e shtetit tonë të ri. Më duket që ne e duam shumë shtetin tonë, shumica po mendoj. E duan shumë edhe njerëz që kanë kompetenca të mëdha për këtë shtet, por po më duket se janë disa që nuk dinë që po dëmtojnë”.
Prelvukaj thotë se ky është momenti i fundit që vendi të ecë përpara.
“Shteti ynë natyrisht që ka nevojë për njerëz që na çojnë përpara, shumë të nevojshëm për kohën. Është momenti i fundit që të ecim përpara”.
“Mesazhi im është që të investohet në njerëz të rinj. Sot është një kohë digjitale, edhe është shumë e nevojshme. Kemi shumë nevojë në këtë investim”, thotë Prelvukaj.
Ilire Vinca: Secili prej nesh duhet ta duam shtetin, duke punuar me ndershmëri
Aktorja e njohur Ilire Vinca mendon se qytetarët e Kosovës, individualisht, e duan shumë shtetin e tyre, por ndoshta mungon një sistem i dashurisë së mirëfilltë ndaj një shteti si komunitet.
Duke folur për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Vinca mendon se dashuria për shtetin bëhet më e madhe nëse njerëzit punojnë me ndershmëri dhe kryejnë detyrat qytetare.
“Ndoshta individualisht secili prej nesh e do shtetin, por ndoshta mungon një sistem i dashurisë së mirëfilltë ndaj një shteti, si komunitet dhe si popull. Kjo është mungesë e një sistemi ndoshta, i cili do t’ua lehtësonte njerëzve ta shprehin dashurinë ndaj shtetit. Natyrisht që këtë shtet e duam secili prej nesh, do të ishte çmenduri mos ta donim”, thotë Vinca.
Ajo rikujton se ka qenë një ëndërr e kamotshme për ta pasur një shtet dhe shton është fat i madh për të festuar 10-vjetorin e pavarësisë.
“Secili prej nesh duhet ta duam shtetin, duke punuar me ndershmëri dhe duke i kryer detyrat tona qytetare”.
“Mesazhi im për këtë 10 vjetor është që ta duam njëri-tjetrin më shumë, ta respektojmë më shumë njeriun, punën e tjetrit, duke mos e harruar asnjëherë kritikën dhe zërin e ashpër, për të mirën e njëri-tjetrit”, thotë Ilire Vinca.
Migjen Kelmendi: Jemi me fat që përjetuam Pavarësinë e Kosovës
Publicisti Migjen Kelmendi, tashmë kur Kosova po i mbush 10 vjet shtet, ka rikujtuar se sa me fat janë të gjithë ata që pritën dhe përjetuan pavarësinë.
Ky vit jubilar, sipas tij, është rrëfyes për rrugën e madhe në të cilën ka kaluar Kosova, por edhe moment reflektimi për punën e madhe që duhet bërë.
“Ndoshta për ta kuptuar dashurinë time, por edhe krejt gjeneratës time për këtë shtet, duhet të kthehemi atje në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës, kur e imagjinonim Republikën e Kosovës, e mendonim se sa ishim ne gjallë nuk do të mund ta përjetonim atë pavarësi”.
“Ndoshta kjo e ilustron më së miri se çfarë emocioni kam unë në 10-vjetorin e këtij shteti, kur kam menduar që jam shumë njeri me fat që pata mundësinë ta përjetoj, ta përjetoj bile edhe 10 vjetorin e këtij shteti, dhe e patëm privilegjin ta ndihmojmë këtë shtet dhe themelimin e tij”, thotë ai.
Kelmendi vlerëson se 10-vjetori i pavarësisë së Kosovës është një shenjë kohe, që ndihmon për ta kuptuar çfarë rruge e madhe është kaluar për të mbërritur këtu ku jemi.
“Njëkohësisht është edhe një moment kur duhet të reflektohet se sa shumë nuk është bërë dhe se sa shumë na pret që të bëjmë. Po them edhe një herë, e kemi të gjithë bashkë privilegjin të vazhdojmë ndërtimin e këtij shteti”, shton ai.
Kelmendi ka uruar të gjithë për 10 vjet shtet.
“Uroj qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjithë, shqiptarë, serbë, boshnjakë, turq, romë, për këtë përvjetor të madh të shtetit tonë të përbashkët, të Republikës sonë të përbashkët, Kosovës”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aziz Salihu feston ditëlindjen e 70-të, Monika me urim të veçantë: Më i madhi në vend, e gëzofsh 70-vjetorin
Rita Ora e mëngjeseve të hershme, pas palestrës ndërron veshjen për një paraqitje tejet elegante rrugëve të New Yorkut
Eventi madhështor i modës, Met Gala a do të marrë pjesë Taylor Swift?
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit