LAJMI I FUNDIT:

Serbët e zhvendosur anulojnë vizitën në Gjakovë, thonë se nuk janë të sigurtë

Serbët e zhvendosur anulojnë vizitën në Gjakovë, thonë se nuk janë të sigurtë

Serbët e zhvendosur nga Gjakova nuk do të vizitojnë sot vendlindjen e tyre.

Nga ardhja në Kosovë, siç thonë ata, kanë hequr dorë me “hidhërim dhe pikëllim të madh”.


E gjithë kjo, sipas serbëve, shkaku i krijimit të një atmosferë jo të këndshme në Gjakovë.

“U krijua një atmosferë e frikësimit, urrejtjes dhe akuzave të rreme. Pas 19 vjetëve, serbët e zhvendosur nga Gjakova nuk janë në gjendje të ndezin qirinj për paraardhësit e tyre në varrezat e Piskotës dhe Gjakovës,” shkruan në deklaratën për shtyp të Shoqatës së të zhvendosurve të Gjakovës, ” Uspenje Presvete Bogorodice”, përcjell Telegrafi.

Në të njëjtën kohë, prej institucioneve ndërkombëtare, ata po kërkojnë t’iu sigurohet e drejta e lirisë së lëvizjes dhe siguri. “Duam siguri për të vizituar vendet tona të shenjta në festat fetare”, shkruan më tutje në deklaratën e shoqatës serbe.

Kujtojmë se para disa javëve të zhvendosurit kishin paralajmëruar një vizitë në qytetin e Gjakovës në prag të Krishtlindjeve Ortodokse, por për shkak të protestës së shqiptarëve, ajo ishte anuluar.

Theksojmë se disa pjesëtar të shoqërisë civile kanë dorëzuar në Prokurorinë Komunale të Gjakovës një aktakuzë për krime lufte kundër ish-kryetarit të Gjakovës dhe president i Shoqatës së qytetarëve të zhvendosur të këtij qyteti, Djokic Stojanoviq.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori