Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), përmes një njoftimi ka thënë se me vëmendje ka përcjell diskutimet e sotme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me theks të veçantë atë që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës.
KGjK thekson se bazuar në Kushtetutë dhe Ligj, sistemi gjyqësor është i pavarur, i drejtë, apolitik e i pa-anshëm dhe siguron qasje të barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Respektimi i pushtetit gjyqësor dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore është obligim për të gjithë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, racore, të nivelit arsimor, apo bartësve të funksioneve shtetërore. Ligji garanton mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe mjetet juridike të cilat kanë të drejtë i shfrytëzojnë të gjitha palët në procedurë. Çdo tejkalim i autorizimeve kushtetuese dhe ligjore konsiderohet ndërhyrje në punën e gjyqësorit”, thuhet në reagim.
“Prandaj, me këtë rast, kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës si institucion i cili ka nxjerrë Kushtetutën dhe Ligjet mbi bazën e të cilave funksionon sistemi gjyqësori që t’i respektojë ato dhe të ndihmojë sistemin gjyqësor për përmbushjen e mandatit për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet më tutje.
Reagimi vjen pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Rekomandimet e paraqitura nga Lëvizja Vetëvendosje rreth dënimit të aktivistëve të saj, pas debatit të zhvilluar dje. Rekomandimet u miratuan me 40 vota për, 10 kundër dhe 13 abstenime.
VV përmes rekomandimeve të paraqitura në seancën e djeshme ka kërkuar:
Të gjenden kush janë aktorët e vërtetë të sulmit me armë zjarri në natën e datës 4 gusht 2016?
Kush është organizatori dhe zbatuesi i projektit të inskenuar për burgosjen e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për këtë sulm? Kush janë ideatorët e këtij inskenimi monstruoz kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje?
Kush e vrau Astrit Deharin në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2017.
Për rastin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016, të kërkohet dhe të mundësohet një hetim i plotë, i pavarur ndërkombëtar i tërë rastit nga njëri nga vendet perëndimore të BE-së.
Por këtë duke e veçuar nga rasti i Astrit Deharit”, shkarkimin e të gjithë personave nga Policia e Kosovës të involvuar në këtë rast, sipas tij të inskenuar si dhe shkarkimin dhe suspendimin e të gjithë personave që kanë qenë kompetentë dhe përgjegjës në hierarkinë shtetërore në kohën kur ka ngjarë rasti i Astrit Deharit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë