LAJMI I FUNDIT:

Kancelargja gjermane viziton Maqedoninë?

Kancelargja gjermane viziton Maqedoninë?

Sipas burimeve informative anonime, kancelarja gjermane Angela Merkel ka mundësi që ta vizitoj Republikën e Maqedonisë, vizitë kjo që do të ishte jashtzakonishtë e rëndësishme për politikën e vendit dhe diplomacinë e Maqedonisë.

Vizita e parë e zonjës Merkel do të ndodhte në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku Maqedonia është nikoqire, me nismë të Ministrisë për Administratë Publike dhe Shoqëri Informatike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kabineti i zonjës Merkel u konfirmua se do të ketë një përfaqësues, por nuk konfirmohet saktësishtë se kush.


Merkel në Shkup do të kishte ardhur për të dhënë kontributin e sajë për mbështetjen në procesin e negocimit të çështjes së emrit me Greqinë, si dhe për një nismë zyrtare për fillimin e negociatave për hyrjen në Bashkimin Evropian pa ndonjë kusht të ri për Maqedoninë, por tani për tani nuk është konfirmuar asgje nga pala gjermane./Telegrafi/