Kim Jong-un përshëndeti me gëzim të enjten kur raketa e tij e fundit Hwasong-15 u paraqit përmes Phenianit, e rrethuar prej 13 mijë ushtarësh.
Ndërkohë fqinjët e tij në Jug po përgatiten për ceremoninë e hapjes së Olimpiadës Dimërore nesër në mëngjes kur bota do të shikojë.
Por, siç shkruan DailyStar, përcjell Telegrafi, pavarësisht se Veriu po pretendon se është në linjë të bashkëpunimit kur bëhet fjalë për “Lojërat Olimpike të Dimrit”, precedentët sugjerojnë se sonte mund të jetë nata kur Kim do të nisë një raketë tjetër.
Po sipas këtij mediumi, janë ekspertët ata që paralajmërojnë se Kim mund të rrëmbejë vëmendjen e festimit sportiv për të treguar fuqinë e kombit të tij dhe për të ushtruar presion ndaj SHBA-ve.
Dhe në këtë drejtim, ky medium zbulon dy raste të mëdha në historinë e Koresë së Veriut që sugjerojnë se raketa e parë e Kimit që nga 28 nëntori do të jetë sonte ose gjatë fundjavës.
Kjo pasi që, siç thuhet më tej, gjatë dy viteve të fundit, Koreja e Veriut ka gjuajtur një raketë në fundjavën e parë të shkurtit për të thyer heshtjen e dimrit të programit të saj të raketave.
Pas paradës së ushtrisë së Phenianit të vitit të kaluar – një jehonë e asaj që ndodhi sot – Kim nisi një raketë të paidentifikuar që shpërtheu pas fluturimit.
Në këtë drejtim, konsiderohet se me shtimin e tensionit të Lojërave Olimpike Dimërore, ka frikë se Pyongyang do të ndjekë precedentin dhe do të “fillojë lojërat” me një “bang” të fuqishëm të Koresë së Veriut.
Të shtunën, më 11 shkurt, Kim nisi raketën e tij të parë të vitit 2017, duke dërguar vendin e tij në prag të luftës bërthamore me SHBA-të.
Pukkuksong-2 ishte një raketë me rreze të mesme që u përplas mbi Detin e Japonisë, dhe ishte e para e këtij lloji për Korenë e Veriut.
Ndërkaq një vit më parë, më 7 shkurt 2016, Koreja e Veriut vuri në orbitë satelitët Kwangmyongsong-4, pak më shumë se një muaj pasi kishte testuar një bombë bërthamore.
Zyrtarët amerikanë dhe shefat e mbrojtjes nga Japonia dhe Koreja e Jugut akuzuan Veriun për përdorimin e një programi hapësinor si mbulim për të testuar një armë bërthamore.
Dhe sipas mediumit në fjalë, përcjell Telegrafi, më parë, gjenerali i ushtrisë amerikane Jack Keane paralajmëroi se Kim mund të provojë diçka të tillë edhe gjatë Lojërave Olimpike.
Veterani sugjeroi se Kim do të nisë një test tjetër raketash, por ai beson se diktatori po shijon “vullnetin e mirë” që po ndërton me Korenë e Jugut.
Ai tha se “sundimtari i rrumbullakët“ po përpiqet të anashkalojë SHBA-të duke u marrë drejtpërdrejtë me Seulin.
Diplomatët e Kim kanë bërë një rrugëtim për një jug, por SHBA-të po kërkojnë që të gjitha kontaktet të priten dhe “presioni maksimal” të aplikohet në Phenian, pas përfundimit të lojërave, më 25 shkurt.
Janë vetëm 22 atletë nga veriu, por ata, ndër tjerësh janë shoqëruar nga qindra interpretues, artistë dhe delegatë të nivelit të lartë. Gjithashtu, motra e Kim do të ketë edhe darkë me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, të shtunën.
Ndërkohë, supozohet se administrata e Donald Trump po peshon planet për një sulm kundër Kim, për të sfiduar atë nga kërkimi i tij për armët bërthamore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë