Maqedonia nuk reflekton me rezultate të dukshme sa i përket luftës kundër korrupsionit, vlerësojnë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që mbulojnë sektorin për anti-korrupsion.
Sllagjana Taseva nga Transparency International për Radion Evropa e Lirë thotë se Qeveria aktuale nuk po arrin të shënojë përparim të dukshëm sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe çlirimit të institucioneve nga ndikimet politike.
“Është lënë shumë hapësirë që gjërat, për fat të keq, të rrjedhin sikurse në të kaluarën, megjithëse tani kanë ndryshuar vetëm aktorët. Shqetësuese është ajo që ndodh në sistemin gjyqësor, situatën aktuale në Prokurorinë Publike, si dhe të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me integritetin e trupave më të lartë në kuadër të këtyre institucioneve, që në asnjë mënyrë nuk paraqet garanci për sundimin e drejtësisë dhe luftën efikase kundër korrupsionit”, thotë Taseva.
Në këtë drejtim, zëvendëskryeministri për çështje të integrimeve, Bujar Osmani gjatë prezantimit të sotëm para mediave të Strategjisë për zgjerim të Komisionit Evropian, tha se instalimi i sundimit të drejtësisë paraqet një kërkesë kyçe sa i përket anëtarësimit të Maqedonisë në familjen evropiane.
Në kuadër të Strategjisë për zgjerim parashihet formimi i komisioneve dhe trupave mbikëqyrës, që do të ndjekin punën e gjykatave si dhe institucioneve përkatëse për luftën kundër korrupsionit.
Zëvendëskryeministri Osmani tha se çdo reformë në sistemin e gjyqësorit do të ndiqet drejtpërdrejtë nga faktori ndërkombëtar.
Nga ana tjetër, Ana Janevska Delleva drejtuese e organizatës ‘Transparencë për Maqedoninë”, thotë se Qeveria aktuale ka bërë përpjekje për të instaluar mekanizma, sa i përket luftës korrupsionit të paktën, siç thotë ajo, janë realizuar më shumë konsultime mes organizatave joqeveritare dhe Qeverisë për vënien në funksion të mekanizmave për t’i detyruar institucionet të jenë më transparente rresh shpenzimit të parave të taksapaguesve.
Delleva thotë se për të funksionuar ligji me të cilin mbrohen denoncuesit e veprimeve korruptive,nevojitet një fushatë gjithëpërfshirëse për ngritjen e vetëdijes.
Organizatat joqeveritare thonë se Qeveria duhet të formojë sa më shpejt në komisionin për mbrojtjen nga korrupsioni, komision i cili, sipas tyre, duhet të përbëhet nga profesionistë dhe persona me kredibilitet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë