LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Greqisë kërkon ndryshime kushtetuese për çështjen e emrit

Presidenti i Greqisë kërkon ndryshime kushtetuese për çështjen e emrit

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos ka përsëritur qëndrimet e tij dukethënë se ndryshimet kushtetuese janë parakusht për zgjidhjen e emrit dhe integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.

Emri mund të zgjidhet vetëm kur nuk do të rrezatojë irredentizëm në Maqedoni, pasi sipas tij irredentizmi është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe legjislacionin evropian, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Ky vend që fatkeqësisht në Kushtetutën e vetë ngre pyetje që lidhen me emrin dhe çështje të tjera rredentiste, duhet t’i sjellë të gjitha ndryshimet në rendin juridik, veçanërisht në Kushtetutë që të mund të arrihet zgjidhje për emrin, pa irredentizëm dhe të ecë në procesin e integrimit në NATO dhe BE. I presim këto ndryshime, të cilat e potencoj se janë parakusht që të ekzistojë çfarëdo perspektive për integrim në NATO dhe BE”, ka thënë Pavlapoulos.

Ndërkaq zv.presidenti i Parlamentit Evropian dhe shefi i eurogrupit të Syrizës, Dimitris Papadimulis për mediat greke ka thënë se tani është shansi historik për zgjidhjen e kontestit dhe kjo do të bëhet me një marrëveshje ndërkombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Sociale
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Lajme
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Lajme
Kalo në kategori