LAJMI I FUNDIT:

Hetuesi policor: Pesë të akuzuarit për terrorizëm kishin planifikuar ta sulmonin Policinë e Kosovës

Hetuesi policor: Pesë të akuzuarit për terrorizëm kishin planifikuar ta sulmonin Policinë e Kosovës

Hetuesi policor, me nofkën “Tafili”, ka deklaruar se pesë të akuzuarit për vepra penale të terrorizmit, Valon Shala, Ardian Mehmeni, Genc Selimi, Nuredin Sylejmani dhe Musli Hyseni, kanë planifikuar që ta sulmonin Policinë e Kosovës.

Ai dëshminë e tij, në këtë proces gjyqësor, e ka dhënë të enjten në Gjykatën Themelore të Prishtinës, përmes videolinkut dhe të cilit i ishte fshehur edhe identiteti.

Kërkesën për fshehjen e identitetit për dy hetuesit policorë që do të dëshmojnë në rast, e kishte bërë një ditë më parë, prokurori Drew Engle, me arsyetimin se ata ndihen të rrezikuar pas kërcënimeve anonime që kanë marrë pas arrestimit të të akuzuarve, shkruan Betimiperdrejtesi.


Dëshmitarit me nofkën “Tafili”, përveç që iu kishte bërë fshehja e identitetit, atij i ishte mbuluar fytyra dhe i ishte ndryshuar zëri.

Në pyetjet e prokurorit Drew Engel, drejtuar këtij dëshmitari, nëse e din se kush gjendet në fotografinë që ia ka paraqitur para kamerës, e të cilën prokuroria e ka paraqitur si provë në këtë gjykim, ai ka thënë se është i akuzuari, Nuredin Sylejmani.

Ky dëshmitar ka shtuat se kjo fotografi, në të cilën është i akuzuari Sylejmani, po shihet se është bërë në diku Lindjen e Mesme, por ka thënë se nuk e din se ku.

Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit, dëshmitari ka deklaruar se personi me emrin Shukri Aliu, është imam i vetëshpallur dhe ka jetuar në Hajvali të Prishtinës, si dhe ka ligjëruar në xhaminë e kësaj lagjeje, i cili sipas tij, është arrestuar për vepër penale.

Ky dëshmitar ka shtuar se Shukri Aliu është i lidhur me grupin e të akuzuarve, pasi sipas tij, për të njëjtit kanë pasur informacione se ata kanë pasur për qëllim ta sulmonin Policinë e Kosovës. “Informatat na kanë lidhur drejtpërdrejtë me Shukri Aliun”, ka thënë ai.

Hetuesi policor, ka thënë se hetimet ndaj të akuzuarve kishin nisur prej gjysmës së muajit shtator të vitit 2013, e deri pas arrestimit të tyre.

Ai ka thënë se edhe pas arrestimit, ai ka kryer disa hetime, ku sipas tij, janë bërë disa zbulime që kanë të bëjnë me disa SMS.

Dëshmitari është pyetur nga prokurori edhe për disa fotografi në të cilat kishte edhe disa mesazhe, me ç’rast i është kërkuar atij, t’i lexoi ato.

“Tafili”, duke i lexuar këto mesazhe ka deklaruar se në to shkruan: “Kush i frikësohet Allahut, nga ai kanë frikë të gjithë” dhe “Dijetarët e hakut janë nëpër burgje”.

Pasi që prokurori kishte edhe një seancë tjetër, gjykimi i së enjtes është ndërprerë për të vazhduar më 7 mars 2018, nga ora 10:00.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kishte ngritur aktakuzë më 23 janar 2015, ndaj Ardian Mehmeti, Nuredin Sylejmani, Genc Selimi, Valon Shala e Musli Hyseni, të cilët akuzohen se gjatë vitit 2013, janë përfshirë në vepra të ndryshme që lidhen me terrorizmin.

Sipas prokurorisë të akuzuarit këto vepra penale i kanë kryer në Kosovë dhe Siri.

Ardian Mehmeti, akuzohet se ka kryer veprat penale “organizimi dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, “vrasje e rendë”, “marrja e pengjeve”, “rrëmbimi”, “kryerja e veprës terroriste”, “zjarrëvënia”, “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, “shkaktimi rrezikut të përgjithshëm”, “armëmbajtje pa leje”.

NuredinSylejmani, akuzohet se ka kryer veprat penale “lehtësimi në kryerjen e terrorizmit”, “armëmbajtje pa leje”, dhe “sulm”.

Kurse, MusliHyseni, ngarkohet nga prokuroria me veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “moslajmërim të përgatitjes së veprave penale” dhe “moslajmërim të veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Ndërsa, Genc Selimi, akuzohet se ka kryer veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnike”, kurse Valon Shala, akuzohet për veprën penale “armëmbajtja pa leje”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori